Udhëtime jashtë vendit?! Ministria e Jashtme tregon masat anti-COVID për çdo shtet

Shqipëria

Udhëtime jashtë vendit?! Ministria e Jashtme tregon masat anti-COVID për çdo shtet

Më: 18 prill 2021 Në ora: 13:18
Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme ka informuar qytetarët lidhur me rregullat qe duhet të dinë para se të dalin jashtë vendit. Me anë të një dokumenti MEPJ rendit të gjitha rregullat që qytetarët duhet të ndjekin, në bazë të shteteve të cilat kanë hapur fluturimet me vendin tonë.

Këto rregulla vinë si rezultat i masave parandaluese anti-COVID, të vendosura nga vendet përkatëse, në mënyrë që të shmangen situatat  problematike . MEPJ thotë në njoftimin e saj se po i informon qytetarët në kohë reale lidhur me ndryshimet e këtij  regjimi që lidhet me lëvizjen e lirë dhe të sigurt të qytetarëve.  

Në dokumentin e MEPJ do të gjeni informacion për shtete të ndryshme si Mbretëria e Bashkuar, Armenia, Azerbajxhani, Bosnje Hercegovina, Belgjika, Brazili, Maqedoninë e Veriut, Turqia, Greqia, Serbia, Çekia, Danimarka etj.

“Dëshironi të informoheni rreth regjimit të lëvizjes së qytetarëve shqiptarë jashtë vendit gjatë situatës me COVID 19, Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme, nisur nga situata e krijuar prej kufizimeve të lëvizjes së lirë të udhëtarëve jashtë vendit, me qëllim parandalimin e situatave problematike, informon në kohë reale për çdo ndryshim të këtij regjimi që lidhet me lëvizjen e qytetarëve”, thuhet në njoftim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat