Infektimet dhe fatalitetet në rënie, pritet të nisë vaksinimi edhe për punonjësit e transportit publik

Shqipëria

Infektimet dhe fatalitetet në rënie, pritet të nisë vaksinimi edhe për punonjësit e transportit publik

Më: 18 prill 2021 Në ora: 13:24
Shqipëri

Vetëm 149 persona kanë rezultuar me COVID-19 gjatë 24 orëve të fundit, nga 2886 të testuar.

Të dhënat e ministrisë së Shëndetësisë tregojnë se në rënie prej disa ditësh janë edhe shtrimet në spitale dhe fatalitetet prej virusit.

Në 24 orë kanë humbur jetën tre qytetarë, ndërsa numri i të shtruarve në spitalet COVID ka rënë në 174.

Sakaq në të gjithë vendin po vijon vaksinimi i moshave mbi 60 vjeç dhe i grupeve të riskuara.

Së fundmi në grupet e vaksinimit janë shtuar edhe punonjësit e operatorëve turistike. Sipas kryeministrit Rama në vijim pritet të nisë vaksinimi edhe për punonjësit e transportit publik dhe fasoneve, por ende nuk ka një datë fikse.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat