Zgjedhjet në Shqipëri/ Flet Vuçiq: Basha e Berisha duan “Shqipërinë Etnike”

Shqipëria

Zgjedhjet në Shqipëri/ Flet Vuçiq: Basha e Berisha duan “Shqipërinë Etnike”

Më: 18 prill 2021 Në ora: 14:58
Aleksandar Vuçiq

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, në një intervistë të dhënë së fundmi ka folur rreth zgjedhjeve në Shqipëri që do të zhvillohen më 25 prill. Vuçiç duke u bërë presidenti i parë serb që flet për zgjedhjet në vendin tonë, ka thënë se po i ndjek sondazhet e dhëna, ku sipas tij kundërshtarët politik janë me nga dy përqind larg.

“Unë jam duke ndjekur nga afër hulumtimet e opinionit publik, dhe dallimi është rreth 2 për qind dhe unë nuk përcjell hulumtime pa lidhje jo serioze të hulumtimit publik po ato që janë shumë serioze. Dhe në fakt dallimi është nga 1 në 3 përqind”, ka thënë Vuçiq.

Sipas asaj që pretendon Vuçiq, pas kreut të Partisë Demokratike, Lulzim Basha qëndron ish-kryeministri Sali Berisha. Sipas Vuçiq, ata flasin për një Shqipëri Etnike dhe ai ndihet krenar që po i pengon.

“Pas Lulzim Bashës qëndron Sali Berisha dhe ju e dini, e gjithë historia pas saj, nga veriu i Shqipërisë, me gjithë barrën e së kaluarës, por kjo është çështje e tyre. Dhe sigurisht që unë jam krenar që jam pengesa e tyre më e madhe sepse ata flasin hapur për krijimin e Shqipërisë së Madhe. Dhe ata flasin hapur për këtë gjë dhe askush nuk reagon”, u shpreh ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat