Gati për zgjedhje, në Fier mbërrijnë materialet zgjedhore nëpër KZAZ

Shqipëria

Gati për zgjedhje, në Fier mbërrijnë materialet zgjedhore nëpër KZAZ

Më: 18 prill 2021 Në ora: 15:03
Foto ilustrim

Kur na ndajnë një javë nga zgjedhjet e përgjithshme të 25 prillit, tanimë kanë nisur duke u shëprndarë në të gjitha KZAZ materialet zgjedhore kryesisht pajisjet për numërimin e votave. Në Fier, qark ky që prodhon 16 mandate, këtë fundjavë ka shkaur baza e parë material.

Ka nisur prej së premtes shpërndarja e një pjesë të materialeve zgjedhore nëpër Komisionet Zonale të Administrimit të Zgjedhjeve.

Në Fier, në KZAZ ka mbërritur në fundjavë pjesa e monitorëve ku do të kryhet numërimi i votave, dhe dhomat e fshehta të votimit.

Kryetarja e KZAZ nr 57 në këtë qark ka thënë se janë duke bërë përgatitjet e fundit për procesin e zgjedhjeve parlamentare të 25 prillit.

“Jemi duke u marrë me instalimin e logjistikës.”

Afati i fundit për shpërndarjen e bazës materiale nëpër të gjithë qëndrat e votimit është data 24 prill në orën 15:00, ndërsa çdo qendër votimi do të jetë e pajisur me kamera.

“Ditën e shtunë ne kemi afate të caktuara për shpërndarjen e  materialeve që do të jetë para orës 3 të shtunës. Duke qenë e monitoruar dhe me kamera, telefonat janë të ndaluar, votimi familjar është i ndaluar.”

Të dielën e 25 prillit në të gjithë qarkun e Fierit kanë të drejtë vote 403 288 qytetarë, në 6 bashki të ndarë  në580 qendra të votimi.

Nga ky qark do të dalin 16 deputetë, ndërsa në 2017 PS fitoi 10 prej tyre, PD 4 dhe LSI 2 të tillë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat