Hapja e Aeroportit të Kukësit, Partia Demokratike: Premtim tjetër i pambajtur i Edi Ramës

Shqipëria

Hapja e Aeroportit të Kukësit, Partia Demokratike: Premtim tjetër i pambajtur i Edi Ramës

Më: 18 prill 2021 Në ora: 17:23
Selia e PD

Kryeministri Rama , së bashku me disa emigrantë nga Londra, ka udhëtuar nga aeroporti i Rinasit drejt atij të Kukësit.

Menjëherë pas kësaj, Partia Demokratike përmes një deklarate shprehet se hapja e Aeroportit të Kukësit është një tjetër premtim i pambajtur i Edi Ramës, pasi avioni nuk erdhi nga Londra siç premtoi Rama, por nga Kukësi.

Deklarata e plotë:

“Hapja e aeroportit të Kukësit për fluturime ndërkombëtare, premtim tjetër i pambajtur i Edi Ramës. Ulja e një avioni të Air Albania në Kukës s’u bë nga Londra, siç premtoi Rama, por nga Rinasi, sepse aeroporti s’ka certifikata sigurie.

Me Ramën në krye të qeverisë, fluturimet ndërkombëtare në Aeroportin e Kukësit janë si hapja e negociatave me BE: Ato nuk ekzistojnë. Ky është eksperimenti i fundit që Rama bën me shqiptarët. Kryeministri më i dështuar dhe më i paaftë në historinë e vendit do të largohet në 25 prill nga shqiptarët që duan ndryshim!”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat