Kryemadhi: Do ta çojmë deri në fund angazhimin tonë për rindërtimin e të gjitha shtëpiave të prekura nga tërmeti

Shqipëria

Kryemadhi: Do ta çojmë deri në fund angazhimin tonë për rindërtimin e të gjitha shtëpiave të prekura nga tërmeti

Më: 18 prill 2021 Në ora: 18:31
Monika Kryemadhi

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi gjatë takimit të sotëm në Durrës tha se kryeministri Rama nuk ka mundur ta mbajë premtimin për rindërtimin e shtëpive të durrsakëve të cilat tërmeti i vitit 2019 i prishi.

Kryemadhi tha se Rama premtoi t’i dorëzonte shtëpitë brenda vitit 2020.

Kryemadhi:” Si gjithmonë, Edi Rama nuk të lë asnjëherë pa të zhgënjyer. Si gjithmonë siç zhgënjen në jetën personale, ashtu zhgënjen dhe në jetën politike. Tek e dëgjoja dje, mendoja vërtetë se do të thonte diçka të mirë. Mendoja vërtetë se do të kishte çelësat në dorë për mijëra e mijëra familje durrsakësh, të cilëve do u jepte shtëpitë dhe do mbante premtimet për shtëpitë që do të dorëzonte brenda vitit 2020. Por po ikën 2021, kanë kaluar mbi 18 muaj nga konferenca e famshme që bëri në Bruksel, ku mori 1,2 miliardë euro dhe sot vazhdojnë me mijëra familje të Durrësit, të cilat u prekën nga tërmeti i nëntorit, që flenë në çadra.”

Gjatë fjalës së saj, Kryemadhi u shpreh se LSI do ta çojë deri në fund rinfdërtimin e shtëpive të tërmetit.

Kryemadhi:” Më lejoni, që ne si partia e fjalës së mbajtur, si partia që u qëndron angazhimeve të saj, do ta çojmë deri në fund angazhimin tonë për rindërtimin e të gjitha shtëpive të tërmetit, për t’i çuar të gjitha familjet durrsake, të Bubqit, të Thumanës e kudo, në shtëpitë e tyre të sigurt dhe të jetojnë si qytetarë dinjitozë.”

Gjithashtu zonja Kryemadhi u shpreh se ky nuk është një premtim elektoral dhe të drejtën e fukarait nuk e tjetërson dot as Rilindja, as Bajlozi i ngordhur, asnjë gjë tjetër që kërkon Edi Rama të instalojë në Shqipëri.

Kryemadhi:”Ky premtim nuk është thjesht premtim elektoral, ky është një premtim që ne e kemi filluar që me banorët e Kombinatit. E kemi ndjekur hap pas hapi dhe do ta çojmë deri në fund. Ashtu siç fituan shkallën e parë në gjyq banorët e Kombinatit, ku Erion Veliaj me Edi Ramën, donin t’iu grabisnin pronat e tyre, edhe pse të dëmtuara nga tërmeti, ne qëndruam dhe luftuam deri në fund. Sepse të drejtën e fukarait nuk e tjetërson dot as Rilindja, as Bajlozi i ngordhur, asnjë gjë tjetër që kërkon Edi Rama të instalojë në Shqipëri. “

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat