Basha në Fushë-Arrëz premton statusin e minatorit: Do të bëhet realitet sipas standardeve europiane

Shqipëria

Basha në Fushë-Arrëz premton statusin e minatorit: Do të bëhet realitet sipas standardeve europiane

Më: 18 prill 2021 Në ora: 18:49
Lulzim Basha

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, është ndalur në qytetin e Fushë-Arrëzit, ku përsëriti zotimin se brenda gjashtë muajve të parë të qeverisjes së tij, do bëhet realitet statusi i minatorit sipas standardeve europiane.

Kryedemokrati bëri thirrje që qytetarët të votojnë në 25 prill. “Vota juaj do të bëj të mundur që Shqipëria mos të mbetët më peng i dëshirave, peng i mllefeve, peng i tekave të një njeriu të vetëm, i një njeriu që ka sjellë vetëm dështime këto 8 viteve. Ndaj, është shumë e rëndësishme, që e diela e ardhshme t’i gjej kutitë e votimit plot me shprehjen e vendimit tuaj që e shprehni sot në këtë shesh, vendimin që kam dëgjuar nga Saranda në Tropojë. Të gjithë masivisht, asnjë votë mos të shkoj kot, të gjitha votat për ndryshim. Këto do të jenë zgjedhjet më masive në historinë e vendit”.

Basha premtoi statusin e minatorin dhe rritje të pagave. “Koalicioni për ndryshim, aleanca jonë, qeverisja jonë e ardhshme të këtij vendi I ka gati planet për ekonominë, i ka gati planet për të bërë të mundur punësimin, rikthimin e investimeve, rritjen e pagave, pensioneve. Ne kemi gati planet për ti dhënë fund dështimeve, për të rikthyer infrastrukturën rurale subvencionet për fermerët për të garantuar që minerale dhe thesaret e nëndheshme të Fushë-Arrësit, të Pukës e të gjithë Shqipërisë, të pasurojnë jo një grup njerëzish por banorët e këtyre zonave, minatorët e këtyre zonave dhe familjet e tyre. Ndaj ky është vendi, kjo është koha për të përsëritur zotimin tim se nesër si kryeministri i të gjithë shqiptarëve, për të gjithë minatorët dhe të gjithë minatorët pensionistë do të bëjmë brenda gjashtë muajve të parë realitet statusin e minatorit sipas standardeve evropiane. Dhe pasuritë e këtij vendi nuk do të shkojnë më për të pasuruar një apo dy njerëz e për të mbajtur në këmbë një apo dy hije që e kuptojnë se iu ka ardhur ora. E kanë kuptuar e kanë dëgjuar në shqip, e kanë dëgjuar në gjuhën e partnerëve tanë strategjik. Nëse doni ndryshimin votoni ndryshimin dhe ndryshimi po vjen.

Asgjë s’e ndal dot, askush s’e ndal dot dhe ndaj të bëhemi të gjithë bashkë vëllezër e motra. Ne kemi një ekip që ju përfaqëson denjësisht”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat