Basha nga Vora: Do të jem kryeministër i të gjithëve, votoni numrin 9

Shqipëria

Basha nga Vora: Do të jem kryeministër i të gjithëve, votoni numrin 9

Më: 18 prill 2021 Në ora: 18:56
Lulzim Basha

Pas kthimit nga veriu i vendit, Lulzim Basha është ndalur në Vorë, ku është pritur nga demokratët, të cilëve u ka kërkuar që të votojnë ndryshimin në datë 25 Prill, numrin 9 në fletën e votimit.

“Nuk janë zgjedhjet për partitë politike, por shqiptarët, që kanë dy rrugë, ose edhe 4 vite dështim ose Shqipëria ndryshon, Shqipëria fiton.

Shqipëria fiton duke votuar numrin 9. Në 25 prill ta largojmë me votën e shqiptarëve të bashkuar, sepse është në dorën tuaj dhe tonë” tha ai.

Lulzim Basha premtoi se do të jetë kryeministër i të gjithëve nëse fiton. “Demokratë dhe socialistë, ka vetëm një alternativë, votoni numrin 9, do të jem kryeministër i të gjithë shqiptarëve” tha Basha. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat