Pranvera është ende larg, shi dhe temperatura të ulëta edhe javën e ardhshme

Shqipëria

Pranvera është ende larg, shi dhe temperatura të ulëta edhe javën e ardhshme

Më: 18 prill 2021 Në ora: 19:45
Ilustrim

Pranvera e këtij viti, me sa duket, është ende larg. Siç parashikojnë sinoptikanët, edhe java e tretë e prillit do të shoqërohet me mot të lagësht e me temperatura të ulëta.

Sipas sinoptikanes Adjola Bani, kjo situatë do të vijojë të paktën deri në mesin e javës së ardhshme.

“Reshjet do të jenë në formën e rrebesheve, kryesisht në zonat perëndimore dhe veriperëndimore të Shqipërisë, ndërkohë që pasditja e së dielës e në vazhdim do të sjellë një përmirësim të kushteve të motit. E hëna dhe e marta na kthejnë reshjet e izoluara në territorin shqiptar”.

Edhe vlerat e temperaturave mbeten më të ulëta sesa vlerat normale të muajit prill.

“Mëngjeset mbeten në vlerat 2 deri 3 gradë, ndërkohë që mesdita ka sjellë rënie të konsiderueshme të temperaturave, për shkak të prezencës të vranësirave dhe shirave, ku do të jetë më shumë sesa 15 gradë. Për përmirësimin e tyre do të duhet të presim mesin e javës”.

Sipas sinoptikanëve, muaji prill ka shënuar temperatura mesatarisht 5 gradë më të ulëta sesa vlerat normale klimatike për Shqipërinë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat