Deklaratat e Vuçiç për zgjedhjet, Blushi: Se kukull e kujt është Rama kjo dihet, më 25 prill do të marrë gjykimin e popullit

Shqipëria

Deklaratat e Vuçiç për zgjedhjet, Blushi: Se kukull e kujt është Rama kjo dihet, më 25 prill do të marrë gjykimin e popullit

Më: 18 prill 2021 Në ora: 19:59
Tedi Blushi

Zëdhënësi i Presidentit të Republikës, Tedi Blushi i pyetur sot nga mediat, lidhur me qëndrimet publike të Presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiç për fushatën elektorale në Shqipëri, sondazhet dhe figurat publike në Shqipëri.

Sipas tij, opozita fiton mbi 2/3 e votave më 25 prill sipas sondazheve të besueshme që ka Ilir Meta.

Po ashtu ai akuzon Edi Ramën si kukull, ndërsa e garanton Vuçiçin se marrëdhëniet Shqipëri-Serbi  do të jenë konstruktive dhe mbi baza respekti të ndërsjellë pas 25 prillit 2021.

Tedi Blushi: Më 25 prill 2021, Ndryshimi fiton mbi dy të tretat sipas të gjitha sondazheve të besueshme, që ka Presidenti i Republikës, Sh.T.Z Ilir Meta.
Se kukull e kujt është Rama kjo dihet, ndaj më 25 prill ai do të marrë gjykimin e popullit të Shqipërisë.
Marrëdhëniet midis Shqipërisë dhe Serbisë do të jenë konstruktive dhe mbi baza respekti të ndërsjellë pas 25 prillit 2021.
Përmes Referendumit të 25 prillit dhe Triumfit të Ndryshimit, shqiptarët heqin bllokuesin e çeljes së negociatave me Bashkimin Europian.
Anëtarësimi në BE është i vetmi projekt, që kemi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat