Parakalimi i gabuar, plagosen tre persona në Lezhë

Shqipëria

Parakalimi i gabuar, plagosen tre persona në Lezhë

Më: 18 prill 2021 Në ora: 20:05
Lezhë

Plagosen tre persona në Lezhë.

Tre persona janë plagosur si pasojë e një aksidenti në aksin Milot-Lezhë pasditen e sotme.

Një automjet tip “Benz” ndërsa lëvizte me shpejtësi ka tentuar të kryejë një parakalim e për pasojë ka dalë nga rruga dhe është përplasur me 2 automjete të tjera që ishin të parkuar në sheshin e një lokali.

Për pasojë 3 persona kanë marrë lëndime, njeri ndodhet në gjendje më të rëndë. Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po kryen hetime.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat