Mbërrijnë edhe 50 mijë doza të tjera nga “AstraZeneca”

Shqipëria

Mbërrijnë edhe 50 mijë doza të tjera nga “AstraZeneca”

Më: 18 prill 2021 Në ora: 20:18
Foto

Mbërrijnë në aeroportin “Nënë Tereza” në Rinas edhe 50 mijë doza të tjera vaksina nga “AstraZeneca”.

Vaksinat janë pritur në Rinas nga ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu dhe ai i Rindërtimit Arben Ahmetaj.

Manastirliu thekson se nesër priten edhe 200 mijë doza të tjera, duke shtuar se drita në fund të tunelit duket se është më e qartë se kurrë më parë.

“Bashkë me vaksinat e ardhura dje, janë mbii 400 mijë vaksina që kanë ardhur në Shqipëri. Nga nesër, presim mbi 200 mijë doza vaksine, do vazhdojmë me vaksinimin intensiv. Do shtrihemi edhe tek punonjësit e transportit publik, duke nisur nga punonjësit e transportit ajror.

Situata paraqitet e kontrolluar dhe duhet të kemi vigjilencë. Drita në fund të tunelit është më e qartë se kurrë më parë. Falë ndihmës së miqve tanë, do ia dalim të jemi në normalitet”, deklaroi Manastirliu

Sipas shifrave të Ministrisë së Shëndetësisë, deri tani janë kryer 324,850 vaksinime.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat