Bushati takon mësuesit: Pas 25 Prillit rrisim rrogat me 60%, jo më pak se 700 euro në muaj

Shqipëria

Bushati takon mësuesit: Pas 25 Prillit rrisim rrogat me 60%, jo më pak se 700 euro në muaj

Më: 18 prill 2021 Në ora: 20:24
Pamje nga takimi

Kandidati për deputet dhe drejtuesi i listës së PD në qarkun e Shkodrës Helidon Bushati ka zhvilluar një takim me mësues.

Përmes një postimi në Facebook, Bushati shprehet se “nëse do ta shuash një komb, shkatërro arsimin. Dhe këtë u mundua të bëjë i pashkolli“.

Sipas tij, PD angazhohet që pas 25 Prillit të rrisë pagën e arsimtarëve me 60%, jo më se 700 euro në muaj.

“Albumi i falenderimit. Mësuesit i besojmë gjënë më të shtrenjtë, dritën e syve tanë. Femijët tanë. Nëse do ta shuash një komb, shkatërro arsimin. Dhe këtë u mundua të bëjë i pashkolli. Nuk trajtoi me dinjitet figurën e mësuesit. Ndryshojmë si nata me ditën me qeverisjen e të paaftit. Angazhohemi t’u rrisim rrogat me 60%, jo më pak se 700 euro në muaj. Sepse mësuesit për ne meritojnë dinjitet!“, shkruan në Facebook Bushati.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat