Kryemadhi përkrah Bashës në Kombinat: Kemi 2 vjet që nuk ndahemi në asnjë moment

Shqipëria

Kryemadhi përkrah Bashës në Kombinat: Kemi 2 vjet që nuk ndahemi në asnjë moment

Më: 18 prill 2021 Në ora: 21:46
Foto nga takimi

Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi, u shfaq këtë mbrëmje në krah të kryetarit të PD Lulzim Basha në Kombinat, një ndër zonat të prekura nga tërmeti i nëntorit 2019.

Sipas saj, Rama po rindërton vetëm xhepat e vet 3D. Jemi një me të gjithë Shqipërinë

“Jemi të dy bashkë, edhe pse kemi 2 vjet që nuk ndahemi në asnjë moment. Erdhëm këtu sepse këtu fillon shtëpia e shqiptarëve. Fronti opozitar mendon për shqiptarët. Ne jemi fronti shqiptar. Rama po rindërton vetëm xhepat e vet 3D. Jemi një me të gjithë Shqipërinë.

Ndërkohë nuk mungoi edhe një koment për deklaratat e presidentit serb Aleksander Vuçiç:

Deklarata e Vuçiç tregon hallin e madh të Ramës. Edi Rama shikon armik te çdokush që dëshiron ndryshimin. Ne do i qëndrojmë rindërtimit deri në fund. Shqiptarët meritojnë Shqipërinë në Europë, nuk votojnë një të mbaruar që i ka ikur koha”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat