Hapet aeroporti i Kukësit, ja cili është kuptimi i emrit 'Zayed – Flatrat e Veriut'

Shqipëria

Hapet aeroporti i Kukësit, ja cili është kuptimi i emrit 'Zayed – Flatrat e Veriut'

Më: 18 prill 2021 Në ora: 22:07
Aeroporti i Kukësit

Aeroporti ndërkombëtar i Kukësit “Zayed – Flatrat e Veriut” hapi dyert për të pritur pasagjerët e parë që udhëtonin nga Londra.

Për shkak të rregullave ndërkombëtare të sigurisë, avioni u ul më parë në Rinas, për të fluturuar më pas drejt Kukësit.

Pasagjerëve që zgjodhën të ishin pjesë e këtij fluturimi inaugures iu bashkua edhe Kryeministri Edi Rama, i cili shoqërohej nga investitori i Portit të Durrësit, Mohamed Alabar.

Me emigrantët në bord nuk i kurseu batutat që kishin të bënin me mosbesimin e vazhdueshëm për ndërtimin e këtij aeroporti.

Ndërsa përpara kuksianëve nuk la pa ironizuar të gjithë ata që i kujtojnë vetëm projektet 3D. Pa sqaruar nuk la edhe arsyen e uljes më parë të avionit në aeroportin “Nënë Tereza.

“Sipas gjithë rregullave të aviacionit ndërkombëtar çdo aeroport nga momenti kur bëhet operacional fillon si një aeroport lokal dhe ka një procedurë certifikimi për t’u bërë aeoroport ndërkombëtar e cila zgjat 50-60 ditë, dhe pasi bëhet aeroport ndërkombëtar, menjëherë do të fillojë një lëvizje që do të shkojë duke u rritur”.

Rama tregoi edhe arsyen se përse e kishte pagëzuar me emrin “Zayed – Flatrat e Veriut” aeroportin e Kukësit. Për Kryeministrin ai është kujtesë në nderim të Princit të Kurorës së Emirateve të Bashkuara, i cili vendosi në vitin 1999 të hapë dyert e këtij aeroporti për të strehuar shqiptarët e Kosovës, ndaj të cilëve kishte nisur spastrimi etnik nga regjimi serb.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat