Demalia: Kur pushteti nuk zbaton kontratën me popullin, populli ka të drejtë ta rrëzojë

Shqipëria

Demalia: Kur pushteti nuk zbaton kontratën me popullin, populli ka të drejtë ta rrëzojë

Më: 18 prill 2021 Në ora: 22:27
Ilir Demalia

Në një lidhje me Skype nga SHBA, analisti Ilir Demalia komentoi temën e ditës në Shqipëri, atë të “patronazhistëve” të Partisë Socialiste dhe situatën politike në vend një javë para zgjedhjeve të 25 Prillit.

Sipas tij, kjo është një shkelje e të drejtave të njeriut dhe sipas tij, prokuroria dhe SPAK duhej të kishin ndërhyrë tashmë.

Demalia shtoi se, kur një pushtet shkel kontratën me popullin, ky i fundit ka të drejtën ta rrëzojë.

“Ju thoni që pushtetin e delegon populli. Jam shumë dakord. Por i njëjti popull, kur ka deleguar një pushtet dhe pushteti nuk zbaton kontratën që ka me popullin, populli ka të drejtë ta marrë e ta rrëzojë. Kjo ka ndodhur në të gjithë botën e qytetëruar. Janë përplasur, kanë ngritur zërin dhe janë aty ku janë. Ne nuk kemi filluar. Pse? Sepse shoqëria shqiptare dhe qytetari shqiptar nuk ka arritur të ndërgjegjësohet për komunitetin, për kombin, për shtetin. Por të gjithë, edhe këta që dalin sot në mitingje, të gjithë mendojnë se si do të vijë partia ime dhe unë do përfitoj një punë e kështu përmbyset e gjithë administrata.

Administrata duhet të përmbyset për shkelje ligjore si në rastin tani me dhënien e informacioneve (personale) të njerëzve. Të gjithë këta që kanë patur këto informacione, prokuroria dhe SPAK-u duhet të kishte filluar hetimet dhe të kishte nisur shkarkimet“, tha ndër të tjera Demalia.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat