A është Rama i ‘vështirë’ në punë? Spiropali: Nuk është ashtu si duket nga jashtë

Shqipëria

A është Rama i ‘vështirë’ në punë? Spiropali: Nuk është ashtu si duket nga jashtë

Më: 18 prill 2021 Në ora: 22:35
Rama dhe Spiropali

Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali është pyetur në News24 se si është të punosh me Ramën.

Spiropali thotë se nga jashtë e shohin Ramën si tip të vështirë, por nuk është fare i tillë.

Ajo thekson se Rama nuk e kamuflon kurrë realitetin, është i troçtë dhe thotë gjithmonë atë që mendon, prandaj dhe komunikimi i saj me të është shumë i mirë.

‘’Nga jashtë e shohin të vështirë, por ai është i vërtetë. Është i troçtë, nuk thotë kurrë atë që s’mendon, nuk kamoflon kurrë realitetin.

Kam komunikim shumë të mirë se jam vetë e drejtpërdrejtë dhe troçtë. ‘’- tha Spiropali.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat