Kopshti zoologjik hapet më 1 Qershor

Shqipëria

Kopshti zoologjik hapet më 1 Qershor

Më: 19 prill 2021 Në ora: 00:44
Foto ilustrim

Më 1 Qershor fëmijët do të kenë mundësi të vizitojnë Kopshtin e ri Zoologjik. Veç rikonceptimit si një mjedis i përshtatshëm për kafshët, aty do të ketë hapësira çlodhëse për vizitorët dhe parking nëntokësor. Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj i shoqëruar nga deputetja Mimi Kodheli inspektuan ecurinë e punimeve.

“Tani që po afron 1 Qershori do jetë një surprizë fantastike për fëmijët. Pastaj faza e dytë do jetë Kopshti Botanik gjithashtu në Njësinë 13. Kemi bërë tre basenet, ka mbaruar parkingu, ka mbaruar rrethimi i ariut, po bëjmë shtëpizat e vogla. Kanë mbaruar klasat ku do të mësojmë kujdestarët e rinj të Kopshtit Zoologjik, auditori i fëmijëve ku do kenë mundësi të bëjnë edhe një klasë në natyrë pra të dalin nga rutina e shkollës, por të kenë mundësi që të mësojnë duke parë mënyrën sesi menaxhohet një Kopsht Zoologjik, sesi respektohen kafshët. Besoj që për Njësinë 13 do jetë një bizhu dhe të qenit më shtëpi te Kopshti Zoologjik”, sqaroi Veliaj.

Ky investim sipas kryebashkiakut Veliaj do të rrisë vlerën e pronës në këtë zonë të Tiranës. Kopshtit Zoologjik do të bëhet me mur 2.50 metra nga niveli i tokës, mbi të cilin montohen kangjella 0.8 m të larta. I gjithë muri do të vishet me gjelbërim dhe pemë.

Vizita në Kopshtin Zoologjik do të jetë një aktivitet që zgjat përgjatë gjithë ditës, ku përfshihen zona pikniku përgjatë itinerareve të lëvizjes, hapësira të gjelbra të lira nga strukturat dhe të veçuara për familjarë e fëmijë. Krahas këtyre, në kopsht janë të shpërndara kënde lojërash për ta bërë sa më të pasur eksperiencën për fëmijët dhe prindërit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat