U gjetën të vdekur dhe pa rroba, 2 të rinjtë e “aksidentuar” në Spanjë do varrosen në Shqipëri

Shqipëria

U gjetën të vdekur dhe pa rroba, 2 të rinjtë e “aksidentuar” në Spanjë do varrosen në Shqipëri

Më: 19 prill 2021 Në ora: 11:32
Foto Ilustrim

Trupat e dy të rinjëve nga Fushë Kruja të cilët u gjetën të vdekur më 19 mars të këtij viti në një aksident në Spanjë, kanë mbërritur sot në Shqipëri ku edhe do të varrosen nga familjarët.

Dy viktimat janë identifikuar si Xhuliano Kora, 24 vjeç dhe Morim.T, 28-vjeç . Ky i fundit u raportua si rumun, por në fakt është shqiptar i martuar me një rumune.

Faktet tronditëse të zbuluara nga mediat në Spanjë tregonin se në aksident dy shqiptarët u gjetën pa rroba, ndërkohë që njëri prej tyre u gjet edhe pa kokë. Ndërkohë pas lajmit tragjik familjarët e Xhuliano Korës bënë apel për rikthimin e trupit të 24-vjeçarit.

Dyshimet e para në lidhje me këtë ngjarje janë që “aksidenti” i tyre mund të jetë i lidhur me krimin e organizuar. Por autoritet spanjolle nuk kanë dalë ende në një përfundim të tillë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat