Mediu: 25 prilli, dita kur do të ndahet diktatura nga demokracia

Shqipëria

Mediu: 25 prilli, dita kur do të ndahet diktatura nga demokracia

Më: 19 prill 2021 Në ora: 13:19
Fatmir Mediu

25 prilli për kryetarin e partisë republikane është pika ky do të ndahet  mbrojtja e demokracisë nga qeveria që ka sjellë largimin e të rinjve në emigracion. Në Rrogozhi  Fatmir Mediu dënoi shit blerjen e votës dhe kërkoi që shqiptarët të zgjedhin të lirë.

“Është një vendim që ka të bëjë me të ardhmen e fëmijëve tanë, familjeve tona dhe të vendit tonë. Kemi 30 vite që përpiqemi për të ndërtuar një shtet demokratik ku zëri ynë si qytetar të këtë vlerë ku forca dhe dinjiteti ynë të respektohet, ku ne të kemi mundësi te kemi pune dhe nëpërmjet punës të garantojmë dhe dinjitetin dhe marrëdhënien tonë familjare.”

Për Mediun është e rëndësishme që të ketë pjesëmarrje të madhe në votimet e së dielës.

“Rama ik!”duhet t`a bëjmë realitet, dhe do e bëjmë realitet duke besuar tek vetja jonë. Mbi 92 % e atyre që kanë studiuar jashtë, me mundin dhe djersën e prindërve të tyre që  kanë pasur ëndërr  që ata  të kthehen në Shqipëri për tu bërë liderët e së ardhmes, të ndërtojnë për familjet e tyre dhe për Shqipërinë nuk duan të kthehen më.”

Mediu u bëri thirrje  qytetarëve të largojnë  një qeveri të keqe e cila ka sjellë vetëm emigrim të rinisë dhe trurit  e nga vend. Mediu shprehet se koalicioni i PD në program në qendër të vëmendjes ka investimet për rininë dhe mbështetjen e tyre.

Mediu theksoi dhe ikjen masive të të rinjve   si një pengesë në zhvillimin e ekonomisë. në zhvillimin ekonomik të vendet.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat