Karantinë, kush vjen nga Greqia/ Do të mbyllen dy javë edhe personat që hyjnë nga Maqedonia e Veriut

Shqipëria

Karantinë, kush vjen nga Greqia/ Do të mbyllen dy javë edhe personat që hyjnë nga Maqedonia e Veriut

Më: 19 prill 2021 Në ora: 15:09
Foto

Shqipëria ka shënuar një ulje të ndjeshme të numrit të të infektuarve me Covid 19 dhe po kështu një përmirësim të situatës së epidemisë, ndryshe nga vendet e tjera fqinje si Greqia dhe Maqedonia e Veriut të cilët kanë shënuar shifra në rritje.

Dhe pikërisht për të ruajtur shifra të ulëta të të infektuarve për shkak dhe fluksit të emigrantëve që mund të kthehen për Pashkë në vendlindje, Komiteti Teknik i Ekspertëve ka vendosur karantinë dy javë për ata që vijnë nga Maqedonia e Veriut dhe Greqia në vendin tonë dhe po kështu gjimnazistët e vitit të parë dhe të dyte do te zhvillojnë mësimin ne klasë dhe ‘online’ duke nisur nga kjo e martë.

Nga ana tjetër, shoqatat e emigrantëve dhe minoriteteve i kane kërkuar qeverise greke lehtësira në pikën kufitare ne mënyre qe te vijnë te dielën për të votuar. Albana Fiço, drejtore e Institutit të Shëndetit publik thotë se jemi ne një situatë me tendencë ulje te numrit të të infektuarve por dhe shtrimeve ne spital , ku tanimë Covid 4 dhe Covid3 nuk kanë asnjë pacient.

Nderkohë që, rritje e numrit te rasteve të të infektuarve vënë re ne juglindje të vendit. Uljen e shifrave ekspertët ia dedikojnë edhe vaksinimit te populatës .Por nderkohë, bëjnë thirrje për të vijuar në mënyrë strikte respektimin e e masave .

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat