Momenti kur besimtarët neutralizojnë agresorin që sulmoi me thikë disa të rinj në një xhami në Tiranë

Shqipëria

Momenti kur besimtarët neutralizojnë agresorin që sulmoi me thikë disa të rinj në një xhami në Tiranë

Më: 19 prill 2021 Në ora: 15:24
Pamje nga vendi i ngjarjes

(E plotësuar 17:53) - Dalin pamjet tronditëse në momentin kur është kapur dhe neutralizuar autori i plagosjes së 5 personave në xhaminë “Dine Hoxha” në Tiranë.

Të plagosurit janë: Amri Tola, 23 vjeç, Donard Koçi, 35 vjeç, Kleon Jaupaj, 26 vjeç, Mariglen Konja, 24 vjeç dhe Sebah Peposhi, 22 vjeç.

Nga pamjet shfaqet momenti i kapjes së autorit, 34 vjeçarit Rudolf Nikolli nga Burreli, fillimisht nga vetë besimtarët që ndodheshin pranë xhamisë.

34 vjeçari që plagosi pesë persona me një mjet prerës, pasi u ndalua prej tyre, goditet me shkelma dhe me karrige si një revoltë ndaj sulmit që ai ka bërë ndaj besimtareve brenda në xhami.

Ai u prangos nga policia, teksa shfaqej i gjakosur.

Ngjarja e rëndë dhe tronditëse ndodhi mesditën e kësaj të hënë para xhamisë te Rruga e Kavajës. Ende nuk janë zbardhur motivet e ngjarjes së rëndë dhe tronditëse për kryeqytetin.

Imami Ahmed Kalaja përmes një video-mesazhi të shpërndarë në rrjete sociale dha informacione në lidhje me sulmin e ndodhur në ambientet e xhamisë te rruga e Kavajës.

Kalaja bën me dije se u sulmuan 5 persona mes të cilëve pjesë e stafit të xhamisë dhe disa besimtarë, raporton Noa.

Imami Ahmet Kalaja: Shpresojmë që mos të ketë një akt terrorist, por shpresojmë të ketë qenë një njeri me të meta mendore. Shpresojmë që për punë orësh xhamia të kthehet në gjendjen e mëparshme.

Janë plagosur disa vëllezër nga stafi i xhamisë, dhe disa besimtarë të cilin kishin ardhur për të adhuruar Zotin.

I lutemi Zotit që personi të marrë dënimin e merituar. Paqja qoftë mbi ju.

Përgjaket muaji i Ramazanit/ Policia jep detaje mbi gjendjen e 5 të plagosurve brenda xhamisë

Policia ka dhënë informacione lidhur me 5 personat e plagosur pak më parë brenda xhamisë Dine Hoxha, në Tiranë. 

"Në vijim të informacionit të dhënë pak më parë në lidhje me 5 persona të plagosur ju bëjmë me dije inicialet e tyre :

D. K., rreth 35 vjeç, S. P., rreth 22 vjeç, M. K., rreth 24 vjeç, K. J., rreth 26 vjeç dhe A. T., rreth 23 vjeç, të cilët ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën," njofton policia. 

Rudolf Nikolli, 34 vjeç, nga Burreli është autori që kreu sulmin brenda xhamisë te rruga e Kavajës. 

“Rreth orës 14:30, në Rrugën e Kavajës, një shtetas është futur në ambientet e një kulti fetar  (xhami) dhe në rrethana ende të paqarta ka plagosur me mjet prerës 5 shtetas.

Falë reagimit profesional dhe të menjëhershëm të shërbimeve të Policisë është bërë i mundur  neutralizimi dhe prangosja e autorit të dyshuar, shtetasi Rudolf Nikolli 34 vjeç, nga Burreli,  i cili po shoqërohet në ambientet e Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Goditi 5 persona me thikë, autori ishte person në kërkim kishte therur më parë edhe...

Autori i sulmit të sotëm në xhaminë “Dine Hoxha” tek “Rruga e Kavajës” rezulton me precedentë penalë.

34-vjeçari Rudolf Nikolli ishte shpallur në kërkim nga policia rreth një muaj më parë pas një sherri tek terminali i autobusëve.

Më 11 mars dy të rinj nga Mati janë përfshirë në një konflikt verbal me njeri- tjetrin e më pas 34-vjeçari Rudolf Nikollaj ka plagosur me thikë në këmbë 32- vjeçarin Robert Kurti. I plagosuri u transportua në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën ndërsa autori u shpall në kërkim. Pra bëhet fjalët pikërisht për këtë person që sot fut brenda një objekti të kultit duke goditur me thikë besimtarër që po faleshin dhe ndërsa nuk ngurroi të kërcënonte dhe të godiste dhe personat jashtë xhamisë.

EMRAT e të plagosurve/ I riu nisi sulmin brenda xhamisë dhe vazhdoi jashtë, si e neutralizuan kalimtarët

Gazeta Shqip ka mësuar detaje të reja lidhur me ngjarjen që tronditi ditën e sotme kryeqytetin.

Një 34-vjeçar sulmoi me thikë të pranishmit brenda në xhaminë Dine Hoxha tek rruga e Kavajës.

Burime për Shqip bëjnë me dije se njëri prej 5 të plagosurve është qëlluar tek trotuari përballë xhamisë.

Kanë qenë kalimtarët ata që e kanë neutralizuar pasi kanë parë skenat e tmerrshme.

Të plagosurit janë: Donald Koçi,Mariglen Konja,Kleon Jaupaj,Anri Tola,Saba Peposhi

Policia ka dhënë informacione lidhur me 5 personat e plagosur pak më parë brenda xhamisë Dine Hoxha, në Tiranë. 

"Në vijim të informacionit të dhënë pak më parë në lidhje me 5 persona të plagosur ju bëjmë me dije inicialet e tyre :

D. K., rreth 35 vjeç, S. P., rreth 22 vjeç, M. K., rreth 24 vjeç, K. J., rreth 26 vjeç dhe A. T., rreth 23 vjeç, të cilët ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën,"

“Shumë agresiv, qëllonte këdo që i dilte para”, detaje nga sulmi në xhami

Dyshohet se 34-vjeçari Rudolf Nikolli vuan nga probleme të shëndetit mendor. Ky është konkluzioni paraprak, referuar sjelljes së tij në polici.

Gazetarja Dorjana Bezat raportoi për “BalkanWeb” se 34-vjeçari ka dhënë vetëm gjeneralitetet dhe më pas komunikimi ka qenë kaotik. Ndërkaq sa i përket sulmit, mësohet se Nikolli ka qëlluar këdo që i dilte para dhe tentonte ta ndalonte.

“Do t’i nënshtrohet dhe një kontrolli psikologjik nëse ka probleme të shëndetit mendor apo është akt i paramenduar. Nuk komunikon qartë, është i shpërqendruar.

Sipas informacioneve, nuk është frekuentues i kësaj xhamie.

Ka qenë shumë agresiv dhe qëllonte këdo që i dilte përpara. Ka pasur një përleshje jo vetëm me qytetarët por edhe me forcat e policisë.

34-vjeçari nga Burreli ka dhënë vetëm gjeneralitetet e tij por në lidhje me motivet e sulmit ka pasur një komunikim kaotik dhe jo të përqendruar, ndaj policia dyshon se ka probleme të shëndetit mendor.

Të pesë të plagosurit janë transportuar në spital, kanë marrë ndihmën mjekësore. Kanë dëmtime në gjymtyrë për shkak të përleshjes dhe jo dëmtime në organet kryesore”, raportoi gazetarja Bezat.

Sulmi me thikë brenda xhamisë në Tiranë, imam Ahmed Kalaja tregon ngjarjen: Shpresoj të mos jetë akt terrorist

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Tiranë ku një person ka hyrë me thikë brenda xhamisë së rrugës së Kavajës duke plagosur 5 personave.

Ngjarja e rëndë ka tronditur besimtarë myslimanë që janë muajin e Ramazanit. Për këtë ngjarje ka folur imam Ahmed Kalaja menjëherë nëpërmjet rrjeteve sociale për të sqaruar dhe qetësuar njerëzit në lidhje me këtë ngjarje. “Pas dreke le të themi ka ndodhur një akt barbarie pranë xhamisë Dine Hoxha, kur një person i armatosur me një thikë godet me thikë besimtarët, por nuk mjaftohet me këtë akt, por godet edhe njerëzit që ishin në rrugë”, rrëfen imam Kalaj.

Më tej ai thekson se “faleminderit Zotit që personi është arrestuar, falënderoj të gjithë ata besimtarë që kanë reaguar pozitivisht ndaj kësaj situate. Lus Zotin e madh që të shërojë besimtarët, të cilët janë plagosur”.

“Shpresoj që të mos ketë qenë një akt terrorist, por shpresoj që të ketë qenë një person me të meta mendore që ka bërë një gjë të tillë. E rëndësishme është se nuk ka asgjë për t’u shqetësuar dhe për punë orësh, xhamia do të kthehet në gjendjen e mëparshme”, thekson imami, i cili thekson se ka njerëz që duhet të prishin harmoninë fetare dhe sidomos në këtë muaj të Ramazanit.

Më tej ai thekson se të plagosur janë disa punonjës të xhamisë dhe besimtarë duke adhuruar zotit në këtë momente, duke u falur. “Personi, lusim Zotin, që të marrë atë që meriton”, thekson imami.

Tmerr në xhaminë e Tiranës, një person futet brenda dhe ther me thikë 5 besimtarë

Sulm me thikë brenda xhamisë te rruga e Kavajës, 5 persona të plagosur

Pesë persona raportohet të jenë plagosur para pak çastesh në një sulm me thikë të ndodhur në rrugën e Kavajës në Tiranë.

Incidenti ka ndodhur pranë xhamisë dhe të dhëna në vendngjarje sugjerojnë se një person ende i paidentifikuar ka qëlluar me thikë disa të tjerë.

Në këtë ngjarje janë lënduar në shkallë të ndryshme dy persona.

Noa.al konfirmoi pranë policisë së Tiranës ngjarjen dhe mbetet në pritje të detajeve të tjera.

"Autori i plagosjes është neutralizuar dhe arrestuar nga sherbimet e Policisë", konfirmoi zëdhënësi i Policisë së Shtetit,  Gentian Mullai.

Detajet e fundit / përditësuar

Rreth orës 14:30, në Rrugën e Kavajës, një shtetas është futur në ambientet e xhamisë në rrugën e Kavajës dhe në rrethana ende të paqarta ka plagosur me mjet prerës 5 shtetas.

Pas reagimit të shërbimeve të Policisë është bërë i mundur neutralizimi dhe prangosja e autorit të dyshuar, shtetasi Rudolf Nikolli 34 vjeç, nga Burreli, i cili po shoqërohet në ambientet e Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Ndërkohë, shërbimet e Policisë iu kanë dhënë ndihmën e parë shtetasve të lënduar, të cilët janë transportuar në spital, për ndihmë mjekësore dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën

Në vendngjarje ka mbërritur grupi hetimor dhe nën drejtimin e Prokurorisë vijon puna për sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin e plotë ligjor të ngjarjes.

Vijon…

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat