Zgjedhjet e 25 prillit/ Yuri Kim takon Ardi Veliun

Shqipëria

Zgjedhjet e 25 prillit/ Yuri Kim takon Ardi Veliun

Më: 19 prill 2021 Në ora: 17:12
Yuri Kim

Ambasadorja e SHBA-ve, Yuri Kim është takuar sot me drejtorin e Policisë së Shtetit, Ardi Veliu.

Në një postim në Twitter, Kim u shpreh se Vreliu i ka konfirmuar detyrën e oficerëve të policisë për të qenë profesionistë dhe të paanshëm në zbatimin e ligjit dhe ruajtjen e rendit publik para, gjatë dhe pas zgjedhjeve.

“U takova me Drejtorin e Përgjithshëm, Ardi Veliu për të diskutuar përgatitjet për zgjedhjet e 25 prillit.

Ardi Veliu më konfirmoi detyrën e oficerëve të policisë për të qenë profesionistë dhe të paanshëm në zbatimin e ligjit dhe ruajtjen e rendit publik para, gjatë dhe pas zgjedhjeve”, shkroi Kim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat