Ndaloi fjalën për ezanin! Rama mbetet në Pogradec, konfuzohet me zërin e hoxhës: A nuk e dëgjuam njëherë këtë?

Shqipëria

Ndaloi fjalën për ezanin! Rama mbetet në Pogradec, konfuzohet me zërin e hoxhës: A nuk e dëgjuam njëherë këtë?

Më: 19 prill 2021 Në ora: 17:20
Edi Rama

Edhe në këtë aktivitet politik, fjala e kryeministrit Edi Rama është ndërprerë nga ezani i hoxhës.

Sapo ka nisur, kreu i qeverisë ka ndërprerë fjalën dhe është ulur në vendin e tij, për t’u çuar sërish pas disa minutave.

Por në momentin që është çuar sërish, një tjetër hoxhë ka nisur që të këndojë, duke e ndërprerë sërish.

“A nuk e dëgjuam njëherë këtë? Janë të pa sinkronizuar me njëri-tjetrin. Se kuptoj?,“-tha Kryeministri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat