Deklaratat e Presidentit Meta/ Rama reagon nga Pogradeci

Shqipëria

Deklaratat e Presidentit Meta/ Rama reagon nga Pogradeci

Më: 19 prill 2021 Në ora: 17:19
Edi Rama

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas deklaratave të Presidentit të Republikës Ilir Meta për çështjen e të dhënave personale dhe patronazhistët.

Rama tha nga Pogradeci se është një tjetër tentativë për të krijuar konfuzion tek njerëzit, për të krijuar çorodi dhe për të vazhduar të ngrenë alibi për atë që do u ndodhë më 25 prill.

Rama ka thirrur në podium dhe një të ashtuquajtur ‘patornazhiste’ bionde, duke thënë se ajo është fukse bashkë me të kryefuksin dhe se të dhënat e PS janë shumë ndryshe nga ato që dalë.

“Sot kur po vija këtu më çuan mesazh të Ilir Metës, kishte mbajtur një konferencë tjetër nga ato me prerje duarsh e kokash. Nuk la gjymtyrë pa na prerë. E ka kapur me këta patronazhistë. Ka këtu besoj. Kjo sipas Ilir Metës po survejon pogradecarët. Kjo është fukse, bashkë me mua, kryefuksin.

Janë përhapur të dhënat dhe është vënë në rrezik siguria kombëtare. Kush i përhapi të dhënat? I përhapëm ne. Së pari, të dhënat tona janë shumë të ndryshme nga ato që kanë dalë. Po le ta zëmë, i përhapëm ne këto? E para, e dyta nuk e di Ilir Meta qysh prej vitit të largët 2009 kur rreshter Nishani ishte ministër i brendshëm, e gjithë data baza e gjendjes civile ka dalë, deri para 2-3 vitesh blihej. Carlo Bollino bëri një investigim, e bleu.

Patronazhistët tanë nuk i kanë këto të dhëna siç i nxorën këta. Ku duan të dalin këta? E kishin kapur me një foto me kapuç, dielli shkëlqente, presidenti me kapuç atje. Natyrisht se kur takon subjektet e OFL do vësh dhe kapuç, se ai është i bindur që e kanë kapur patronazhistët. As s’kanë punë fare me të. Patronazhistët nuk kanë kohë për të humbur me Ilir Metën, ia dimë mendimet një për një. E di se çfarë mendon Meta dhe kur nuk flet. Çfarë do zbulojmë ne në atë kokën e madhe të Ilir Metës. Çfarë do zbulojmë ne. Është një tjetër tentativë për të krijuar konfuzion tek njerëzit, për të krijuar çorodi dhe për të vazhduar të ngrenë alibi për atë që do u ndodhë më 25 prill. Mos shihni as sondazhe, as mos dëgjoni analiza. Deri më datën 25 kur mbaron votimi, kush është dakord me mua për çka thashë dhe çfarë po them të bëjë atë që mundet, patronazhist ose jo, të mos lërë njeri pa çuar tek kutia e votimit”, deklaroi Rama.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat