Rama prezanton ‘fuksen’ e radhës/ Vazhdon provokimet ndaj shqiptarëve

Shqipëria

Rama prezanton ‘fuksen’ e radhës/ Vazhdon provokimet ndaj shqiptarëve

Më: 19 prill 2021 Në ora: 17:26
Edi Rama

Kryeministri Rama ka vazhduar edhe sot nga Pogradecit të provokojë shqiptarët, të cilët tashmë është e dukshme që ai vetë është autori I vjedhjes së të dhënave personale, një skandal që ka përfunduar në dyert e SPAK.

Gjatë fjalës së tij përballë militantëve të mbledhur në Pogradec, Rama ka thirrur një nga ‘fukset’ e tij sië pëlqen tashmë ti quajë patronazhistet që mbledhin në emër të Rilindjes të dhënat personale të qytetarëve.

 “Sot kur po vija këtu më çuan mesazh të Ilir Metës, ishte mbajtur një konferencë tjetër atje me prerje. E ka kapur me këta patronazhistët. Këtu ka patronazhistë besoj. Kjo është fukse, bashkë me mua kryefuksi. Nuk kam dashur të hyjë thellë në këtë histori, ne kemi një rrjet të tërë patronazhistës. Janë qelizat vitale të PS. Që ne kemi në të gjithë territorin këtë rrjet që komunikon me njerëzit, që mban shënime, e kemi për nder.

Por që ne nuk e kemi atë që këta ekspozojnë kjo nuk diskutohet. Ilir Meta thotë se janë përhapur të dhënat, po kush i përhapi të dhënat, ne. Së pari të dhënat tona janë shumë të ndryshme nga ato që kanë dalë. Kush I përhapi? Nuk e di Ilir Meta që nga viti 2009 kur rreshter Bujar Nishani ishte ministër i Brendshëm e gjithë databaza e gjendjes civile ka dalë dhe është në internet. Deri para tre ditësh blihej, Carlo Bolino e ka. Patronazhistë tanë nuk i kanë këto të dhëna. E pashë sot e kishin kapur në një foto me kapuç, kur takon subjektet e OFL do vesh edhe kapuç,” tha Rama.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat