“Në mbrëmje vijnë të Pfizer”, mbërrijnë 208 mijë dozat të vaksinës kineze, mbyllet kontrata me Sinovac

Shqipëria

“Në mbrëmje vijnë të Pfizer”, mbërrijnë 208 mijë dozat të vaksinës kineze, mbyllet kontrata me Sinovac

Më: 19 prill 2021 Në ora: 17:35
Ogerta Manastirliu

Kanë mbërritur në aeroportin “Nënë Tereza” pjesa e fundit e vaksinave të siguruara nga kontrata me prodhuesin e Sinovac. Bëhet fjalë për 208 mijë doza të vaksinës kineze. Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu dhe Ministri i Shtetit për Rindërtim Arben Ahmetaj ishin të pranishëm në Aeroportin “Nënë Tereza” ku deklaruan se deri tani janë më shumë 700 mijë vaksina që kanë mbërritur në Shqipëri.

Manastirliu tha se në total, me ngarkesën e sotme janë marrë nga Sinovac 500 mijë vaksina.

“208 mijë vaksnia sapo kanë mbërritur në Aeroportin e Rinasit, pjesë e kontratës së qeverisë shqiptare me distributorin e autorizuar të vaksinës Coronavac, Sinovac. Tashmë kemi përfunduar gjithë lëvrimin e kësaj kontrate, duke siguruar në total për këtë kontratë 500 mijë doza vaksine dhe në tërësi sot në Shqipëri, nga moment i parë i fillimit të procesit të lëvizmit të vaksinave të kontraktuara nga qeveria shqiptare, kemi më shumë se 700 mijë vaksina që kanë mbërritur në territorin e Shqipërisë”, tha Manastirliu.

Ministrja e Shëndetësisë bëri me dije se në mbrëmje gjithashtu pritet të vijnë edhe mbi 8 mijë doza të tjera nga kontrata me Pfizer.
“Sot pritet të vijnë doza të tjera vaksine nga kontrata e Pfizer, do të jenë 8190 doza që mbërrijnë mbrëmjen e sotme dhe do të vijojmë ashtu sikurse e kemi thënë të intensifikojmë procesin e vaksinimit dhe të kemi sipas objektivit tonë, 500 mijë vaksinime deri në maj, dhe të vaksinojmë çdo qytetar shqiptar brenda pranverës së vitit tjetër”, tha Manasitrliu.

Ajo theksoi se po vijon me kalendar të kombinuar vaksinimi masiv, për personat mbi 60 vjeç dhe punonjës të shërbimeve kritike. Që prej fillimit të vaksinimit janë kryer në total 333,330 doza të vaksinës ndaj COVID19, prej të cilëve 251,726 vaksinime për persona mbi 60 vjeç. Procesi i vaksinimit po kryhet sipas të gjithë parametrave të sigurisë dhe cilësisë nga ekipe të trajnuar vaksinatorësh në të gjithë vendin.

Ndërkaq ministri i Rindërtimit Arben Ahmetaj theksoi synimin për një stinë turizmi të hapur për vendin.
“Sot përfunduam kontratën për të sjellë 500 doza të Sinovac. Siç premtuam ditën e parë të kësaj pandemie që do kujdesemi për shëndetin e qytetarëve.

Kjo stinë turizmi të jetë e hapur për Shqipërinë”, tha Ahmetaj.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat