Lapsi dhe SPAK si gomë e krimeve të pushtetit

Shqipëria

Lapsi dhe SPAK si gomë e krimeve të pushtetit

Më: 19 prill 2021 Në ora: 18:00
Andi Bejtja

“Patronazhistet”, fatkeqesisht e kthyen daljen e te dhenave personale per publikun e thjeshte nga nje Megaskandal, ne nje Komedi. Dhe teksa Komedia vazhdon perdite zmadhohet e zmadhohet, e verteta mbetet aty Skandali eshte aty: jane me dhjetra shkelje qe prekin shume fusha qe nga siguria e zgjedhjeve e deri tek siguria kombetare, per te mos llogaritur shkeljet e te te drejtave te njeriut.

Argumentimi i Presidentit sot ishte jo thjesht shterues, por frikesues dhe per ata qe vazhdojne ta shikojne si komedi kete qe ndodhi. Por, organet e Drejtesise dhe sidomos SPAK, ne vend te shtoje Lapsat per te germuar dhe per te t’iu rrefyer shqiptareve sa me shpejt te verteten, qe ne fakt, tashme dihet…(nuk pati frike ta konfirmoje dhe Kryeministri duke i bere thirrje “Patronazhisteve” te vazhdojne te bejne me eger detyren), po ben te kunderten: po kerkon te thyeje Lapsin qe na servisri kete te vertete tronditese dhe te perdore Gomen per te fshire krimet qe jane dukshem ne siperfaqe te pushtetit.

Fatkeqesisht per Lirine dhe Demokracine e ketij vendi SPAK me kerkesat dhe kercenimet e sotme ndaj drejtuesve te LAPSIT po ben te kunderten e asaj qe duhet te beje: Po e trajton Kryeministrin dhe pushtetin si media qe ka dhene lajmin dhe LAPSIN si pushtet ekzekutiv qe ka kryer krimin.

Zeri yne duhet te jete me i forte se kurre, se me thyerjen e Lapsit do thyhen shume Lapsa e Stilolapsa e Stilografe te tjere. Nuk eshte vetem ne rrezik Media, po vete Shqiperia.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat