Kandidatja për deputete e PD-së, Lediana Fratari thirrje të rinjve

Shqipëria

Kandidatja për deputete e PD-së, Lediana Fratari thirrje të rinjve

Më: 19 prill 2021 Në ora: 19:01
Lediana Fratari

Kandidatja për deputete e Partisë Demokratike për qarkun Tiranë, Lediana Fratari deklaron se Shqipëria e së nesërmes do të jetë padyshim më e mira. Përmes një mesazhi drejtuar të rinjve, Fratari thekson se kjo gjeneratë ka lindur pas rënies së komunizmit, por ende vazhdon të dëgjojë konflikte politike me komunistë dhe antikomunistë.

Mes të tjerash Fratari iu bën thirrje të rinjve që të bashkohen me Partinë Demokratike, ndërsa shton se e ardhmja do të jetë më e mirë se e sotmja.

DEKLARATA E FRATARIT

Me këta të rinj, Shqipëria e nesërme do të jetë padyshim më e mirë
Me të rinjtë ne flasim për programin e Partisë Demokratike, për problemet e vendit, për kauzat e përbashkëta, për projektet e të ardhmes. Por organizojmë edhe “parada” me makina. Një mënyrë fantastike për të treguar mbështetjen që po më japin mua.
Këta janë gjenerata që kanë lindur pas rënies së komunizmit, por ende vazhdojnë të dëgjojnë konflikte politike me komunistë dhe antikomunistë. Këta janë gjenerata që duan një Shqipëri tjetër, një Shqipëri në paqe dhe të zhvilluar.
Unë jam një prej tyre!
Unë njoh shumë prej atyre që kanë dëshira dhe aspirata për të punuar e jetuar në vendin e tyre.
Njoh shumë prej atyre që e kanë krenari të thonë se janë shqiptarë dhe e duan vendin e tyre.
Unë i kam ftuar dhe i ftoj të gjithë këta të rinj të bashkohen me Partinë Demokratike dhe me mua, për të punuar sëbashku për të nesërmen. Dhe, me këta të rinj, unë jam e bindur se e nesërmja do të jetë më e mirë se e sotmja.
Të gjithë bashkë ne do ta sjellim ndryshimin në 25 prill

Voto nr 9, Partia Demokratike. Voto nr 34 Lediana Fratari

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat