Incidenti me një të plagosur në Kavajë, identifikohet autori

Shqipëria

Incidenti me një të plagosur në Kavajë, identifikohet autori

Më: 19 prill 2021 Në ora: 19:50
Foto ilustrim

Policia ka identifikuar autorin e plagosjes së një 27-vjeçari në zyrën elektorale të PD në Kavajë dhe është vënë në ndjekje të tij.

“Plagosi me armë zjarri 27 vjeçarin, identifikohet dhe shpallet në kërkim autori i dyshuar.

Vijon krehja e zonës për kapjen e tij.

Sot rreth orës 19:00, në lagjen nr.4, në Kavajë, shtetasi N. J., dyshohet se si pasojë e një konflikti për motive të dobta, ka hyrë në ambientet e brendshme të një zyre elektorale të një subjekti politik dhe ka plagosur me armë zjarri pistoletë në këmbë shtetasin B. O., 27 vjeç, i cili ndodhet në spitalin e Durrësit, nën kujdesin e mjekëve.

Menjëherë forca të shumta Policie kanë shkuar në vendngjarje dhe vijon krehja e zonës si edhe janë ngritur pika kontrolli në hyrje -dalje të Qytetit për kapjen e autorit.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarje”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat