PD kap në flagrancë furgonin e bashkisë Berat, po shpërndante ushqime

Shqipëria

PD kap në flagrancë furgonin e bashkisë Berat, po shpërndante ushqime

Më: 19 prill 2021 Në ora: 22:06
Foto ilustrim

Partia Demokratike kap në flagrancë një furgon me mallra e ushqime të bashkisë,që do të shpërndaheshin në disa lagje të qytetit.

Partia Demokratike ka kapur mbrëmjen e sotme në flagrancë një furgon të bashkisë,të mbushur me ushqime që, sipas informacioneve të marra nga PD Berat, do të shpërndaheshin në disa lagje të varfra të qytetit.

Furgoni është ndaluar nga përfaqësuesit e opozitës përpara magazinave të zyrave të arsimit të bashkisë Berat dhe është njoftuar policia.

Pas hapjes së derës së furgonit është parë se ai ishte i tejmbush me kuti ushqimore mbi të cilat shkruhej “Ndihma nga Rezervat e shtetit”.

Në furgon,që prej ndalimit të tij e deri tani ndodhet edhe kryetarja e Rajonit Nr.2 Joana Melëngu e cila është njëkohësisht edhe anëtare e një prej KZAZ-ve në Berat.

Efketivë të shumtë policie të kryesuar nga drejtori i DPV Berat Neritan Nallbati janë në vendngjarje dhe janë në pritje të oficerit të Policisë pranë Prokurorisë së Rrethit Berat.

Drejtuesi politik i PD-së për qarkun e Beratit, Tomor Alizoti ka deklaruar se, ky është një veprim i turpshëm dhe një skandal elektoral që po ndodh disa ditë para zgjedhjeve të 25 Prillit.

Alizoti ka deklaruar se, ndihmat po ndahen nga Partia Socialiste për tu blerë votat qytetarëve.

Ai ka deklaruar se, të gjithë ata që prekin votën që është e shenjtë, do të përballen nesër përpara ligjit.

“Ne po bëjmë një fushatë të ndershme dhe kjo që po ndodh në Berat është jo vetëm turp por edhe krim elektoral“, ka thënë Alizoti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat