Incidenti në Kavajë/ Paralajmëron Meta: Do të ketë veprime spektakolare që nuk jua merr mendja. Ja thirrja për Ramën

Shqipëria

Incidenti në Kavajë/ Paralajmëron Meta: Do të ketë veprime spektakolare që nuk jua merr mendja. Ja thirrja për Ramën

Më: 19 prill 2021 Në ora: 22:54
Ilir Meta

Presidenti Ilir Meta ka reaguar për incidentin në Kavajë duke paralajmëruar se do të ketë veprime spektakolare në rast se do të lënë të lirë personat e shpallur në kërkim.

Meta i bëri thirrje Ramës që të rrëfehet vetë në SPAK ndërsa theksoi se referendumi do t’i zgjidhë të gjitha cështjet.

Ilir Meta: I ftoj të gjithë qytetarët e Kavajës që të ruajnë qetësinë. Policia të ndërhyjë. Ardi Veliu lëri motivet e dobëta, është serioze, nuk ka shaka dhe mos lini ata që janë në kërkim të lëvizin. Do ketë veprime spektakolare që nuk jua merr mendja. Po kur të bëhet populli problematik me presidentin problematik, ku do të shkosh ti Edi Rama?

Kthjellohu, reflekto dhe shko tek SPAK dhe rrëfehu vetë. Presidenti e ka për detyrë të bëjë thirrje. Ju falënderoj për qetësinë që keni ruajtur, të jeni në gatishmëri maksimale për të mbrojtur në cdo moment.  Referendumi do t’i zgjidhë të gjitha. Nuk ka asnjë rrethanë lehtësuese.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat