Kur mbarojnë punimet e Unazës së Madhe

Shqipëria

Kur mbarojnë punimet e Unazës së Madhe

Më: 20 prill 2021 Në ora: 01:04

Ministrja e Infrastrukturës, Belinda Balluku, tha mbrëmjen e kësaj të hëne në Opinion se punimet e Unazës së Madhe të Tiranës pritet që të mbarojnë brenda këtij viti.

Nëse flasim për Unazën e Madhe të Tiranës, po ecën mirë, janë hapur disa segmente të saj. Kemi segmentin e dytë që është problematik, për shkak të gjeologjisë që kemi ndeshur atje, gjeologji me shtresa nënujore shumë të pasura dhe fatkeqësisht që kanë krijuar rrëshqitje të herë pas hershme.

Kur pritet të mbarojë?

Pritet që të mbarojë brenda këtij viti. Duke qenë se kemi dorëzuar 2 segmentet e që kanë në mes këtë segment i cili është vonuar, ne presim që brenda Dhjetorit të kemi edhe dorëzimin e segmentit të dytë që lidh lotin e parë me lotin e tretë, për ta bërë funksional.

Prej këtij momenti ku ndalon deri me bashkimin me rreth-rrotullimin e Shqiponjës, kur pritet të mbarojë?

Po flasim për Unazën dhe 7 lotet e reja të unazës të cilët hapen menjëherë. Është dorëzuar pjesa e projektit nga Shqiponja tek Bulevardi i Ri dhe po presim pjesën e projektit nga Bulevardi i Ri në Shkozë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat