Breshëri plumbash në Lezhë, terrorizohen banorët, një telefonatë anonime ngre në këmbë policinë

Shqipëria

Breshëri plumbash në Lezhë, terrorizohen banorët, një telefonatë anonime ngre në këmbë policinë

Më: 20 prill 2021 Në ora: 09:48
Foto ilustrim

Një breshëri plumbash ka terrorizuar mbrëmjen e kaluar banorët e lagjes Xhenjo, në Lezhë.

Lajmi bëhet i ditur nga gazetari Elidon Ndreka, i cili njofton se menjëherë pas të shtënave policia është vënë në lëvizje nga një telefonatë anonime.

Blutë e Komisariatit kanë mbërritur në vendngjarje për të krehur zonën dhe identifikuar e kapur autorët.

Por, deri më tani, burimet bëjnë me dije se nuk është bërë i mundur identifikimi i autorëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat