Rama reagon për ngjarjen në Kavajë: Autori s’ka lidhje me PS!

Shqipëria

Rama reagon për ngjarjen në Kavajë: Autori s’ka lidhje me PS!

Më: 20 prill 2021 Në ora: 10:06
Edi Rama

Kryeministri Edi Rama reagon për plagosjen e sekretarit të PD në Kavajë, Bledar Okshtuni.

Rama shkruan në “Twitter” se autori i ngjarjes, Ndriçim Jonuzi (Tahiri), nuk ka asnjë lidhje me Partinsë Socialiste, ndërsa shton se edhe plagosja e Okshtunit brenda zyrës elektorale të PD në Kavajë nuk ka asnjë motiv politik.

“Është krejt e qartë që ngjarja e Kavajës s’ka asnjë motiv politik!Autori s’ka asnjë lidhje me PS, përkundrazi është militant i PD!

PD s’ka faj për ngjarjen po për politizimin skandaloz! Lulëzim bëhu burrë, ndahu nga Iliri e Saliu, boll bëre kukullën e të paudhëve pa din e iman!”, shkruan Rama.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat