Sulmi në xhaminë “Dine Hoxha” në Tiranë, Rudolf Nikolli akuzohet për “akt terrorist”

Shqipëria

Sulmi në xhaminë “Dine Hoxha” në Tiranë, Rudolf Nikolli akuzohet për “akt terrorist”

Më: 20 prill 2021 Në ora: 10:15
Pamje nga vendi i ngjarjes

Rudolf Nikolli i arrestuar për sulmin në xhaminë “Dine Hoxha” në Tiranë ndonëse është me probleme shëndetësore është arrestuar për akuzën e “aktit terrorist”.

Kjo akuzë e ngritur ndaj tij vjen për shkak se i riu ka sulmuar një kult fetar siç është xhamia.

Ngjarja e rëndë ndodhi mesditën e djeshme në kryeqytet. Nikolli, 34 vjeç, sulmoi me thikë brenda mjediseve të xhamisë së rrugës së Kavajës pesë besimtarë.

Të plagosurit janë dërguar në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Po kështu, Nikolli ishte në kërkim nga policia për një sulm, gjithashtu me thikë, të ndodhur në muajin mars në terminalin e autobusëve në Tiranë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat