Ruçi, ngushëllime për ndarjen nga jeta të ish-Kryeparlamentarit dhe ish-Kryeministrit të Turqisë

Shqipëria

Ruçi, ngushëllime për ndarjen nga jeta të ish-Kryeparlamentarit dhe ish-Kryeministrit të Turqisë

Më: 20 prill 2021 Në ora: 10:45
Gramoz Ruçi

Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi, i ka dërguar një letër ngushëllimi Kryetarit të Asamblesë së Madhe të Turqisë, Mustafa Şentop, për ndarjen nga jeta të Yildirim Akbulut, ish-Kryetar i Asamblesë së Madhe dhe ish-Kryeministër i Turqisë.

“Me keqardhje mora lajmin për ndarjen nga jeta të Sh.T.Z. Yildirim Akbulut, ish Kryetar i Asamblesë së Madhe dhe ish Kryeministër i Turqisë. Në emër të Kuvendit të Shqipërisë dhe në emrin tim personal, Ju shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes së të ndjerit, Ju, Asamblesë së Madhe, Qeverisë dhe popullit mik turk.

Z. Akbulut i shërbeu për një kohë të gjatë dhe me përkushtim shembullor atdheut të tij, Turqisë, si parlamentar për pothuaj dy dekada, si edhe në detyrat e larta shtetërore si Kryetar i Asamblesë të Madhe, Kryeministër i Republikës së Turqisë, Ministër i Brendshëm dhe Kryetar i Partisë së Mëmëdheut.

Gjatë shërbimit të tij në detyrat e larta politike dhe shtetërore z. Akbulut ka kontribuar në zgjerimin dhe forcimin e bashkëpunimit midis të dy vendeve tona.
Shtetarë e politikanë si i ndjeri Yildirim Akbulut do të kujtohen gjithnjë me nderim për shërbimin ndaj vendit si edhe për kontributin në forcimin e miqësisë midis popullit turk dhe popullit shqiptar si edhe popujve të tjerë të rajonit.”, shkruan në letër Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat