Basha mbledh kavajsit: Shiu i bekuar, bereqeti i fitores sonë

Shqipëria

Basha mbledh kavajsit: Shiu i bekuar, bereqeti i fitores sonë

Më: 20 prill 2021 Në ora: 11:19
Lulzim Basha

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha shkoi sërish në Kavajë, pas ngjarjes që ndodhi të shtunën, ku u plagos një zyrtar i PD në zyrën elektorale.

Ai e quajti këtë një sulm burracak të Edi Ramës dhe tha se shqiptarët janë të vendosur për ta ndëshkuar me votë.

Ndryshimi, sipas liderit të opozitës, mund të vijë vetëm nga PD.

“Shiu i bekuar është bereqeti i fitores sonë më 25 prill. Nuk e mbyll dot e nuk e kyç dot as sulmi burracak i Edsi Ramës dje. Jemi më të vendosur se kurrë, jemi më të fortë se kurrë, jemi më të bashkuar se kurrë për t’i dhënë shqiptarëve fitoren më të thellë në 30 vite, çlirimin nga e keqja dhe hapjen e rrugës së ndryshimit. E dëgjoj në zërin e nënave të Kavajës dhe të gjithë Shqipërisë, e shoh në sytë e të rinjve të Kavajës, ndryshimi është i pandalshëm, fitorja është në mesin tuaj, është në mesin tonë. Ditën e diel, masivisht në kutitë e votimit.”

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat