Databaza e të dhënave personale/ Celibashi: Nuk ka lidhje dhe ndikim në fshehtësinë e votës dhe procesin zgjedhor

Shqipëria

Databaza e të dhënave personale/ Celibashi: Nuk ka lidhje dhe ndikim në fshehtësinë e votës dhe procesin zgjedhor

Më: 20 prill 2021 Në ora: 11:41
Ilirjan Celibashi

Kreu i KQZ, Ilirjan Celibashi ka deklaruar se databaza e të dhënave personale të mbi 910 mijë qytetarëve nuk ka lidhje dhe ndikim të drejtpërdrejë me procesn zgjedhor dhe fshetësinë e votës.

Celibashi thotë se databaza tregon preferencat politike të qytetarëve, por askush nuk e di kë dhe si kanë votuar ata në zgjedhe.

Për të databaza e publikuar nëpër media nuk e afekton procesin zgjedhor të 25 prillit.

‘’Në lidhje me çështjen e fshehtësisë së votës, nuk besoj se ka ndonjë lidhje të drejtpërdrejtë pasi ato të dhënat demonstrojnë preferencat e qytetarëve të ndryshëm, preferenca politike por askush nuk e di se si ata kanë votuar, apo se si do të votojnë.

Pastaj në lidhje me diskutimin, mendoj që nuk do ishte e udhës që KQZ të përfshihet, ka boll faktorë e institucione, duhet të bëj punën që është ngarkuar.

PYETJA: A mund të ketë manipulim të votës, apo votim të dyfishtë?

Nuk ka asnjë lloj informacioni, lidhje, me procesin e votimit, nuk e afekton, sikurse thashë janë pasqyruar preferencat e qytetarëve, politike, por s’ka lidhje me procesin zgjedhor, si qytetarët do votojnë, e për kë do votojnë më 25 prill.’’- tha Celibashi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat