Hynë në selinë e PD-së dhe plagosën simpatizantin, lirohen nga detyra kryeinspektori i policisë bashkiake të Kavajës dhe oficeri

Shqipëria

Hynë në selinë e PD-së dhe plagosën simpatizantin, lirohen nga detyra kryeinspektori i policisë bashkiake të Kavajës dhe oficeri

Më: 20 prill 2021 Në ora: 11:49
Markel Shtylla

Pasditen e djeshme ne selinë e Partisë Demokratike, në Kavajë është plagosur me armë zjarri në këmbë nga tre persona, dy prej tyre me funksione publike, një simpatizant i PD-së.

Në lidhje me këtë ngjarje të rëndë kryetari i bashkisë së Kavajës, Redjan Krali ka vendosur lirimin nga detyra të kryeinspektorit në sektorin e Policisë Bashkiake në Kavajë, Markel Shtyllën, si dhe pezullimin nga detyra të policit bashkiak Dorjan Troplini.

Ndriçim Jonuzi, i cili tashmë ndodhet në arrati, ka mohuar që kjo ngjarje të jetë sulm politik apo i iniciuar nga PS.  Në një deklaratë ai ka thënë se ka qenë prej vitesh simpatizant dhe i angazhuar me PD-në, por së fundmi ka hequr dorë nga politika.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat