PR konferencë me republikanët e rinj amerikanë, Mediu: Shqipëria nuk është Rusi, as Bangladesh. Rama ka dështuar

Shqipëria

PR konferencë me republikanët e rinj amerikanë, Mediu: Shqipëria nuk është Rusi, as Bangladesh. Rama ka dështuar

Më: 20 prill 2021 Në ora: 12:37
Fatmir Mediu

Partia Republikane në Shqipëria ka organizuar një konferencë të përbashkët me pjesëmarrës ndërkombëtarë si republikanë të rinj të SHBA, kongresmenë dhe përfaqësues të lartë të Administratës në Gjermani dhe kryetarin Nacional të Republikanëve të Rinj në SHBA, Rick Loughery.

Mediu e ka cilësuar gjatë konferencës kryeministrin aktual Rama si një dështim, teksa ka kërkuar që gjatë kësaj fushate gënjeshtrave të tij opozita t’i përgjigjet me fakte  e të vërteta.

Kryetari i PR ka kundërshtuar pushtetin absolut të Ramës, duke kujtuar se Shqipëria nuk është Rusi, Kinë apo Bagladesh, teksa ka theksuar se e para që duhet bërë është fitimi i besimit të popullit dhe sigurimi i zgjedhjeve të lira e të ndershme.

NJOFTIMI NGA PR

Partia Republikane organizoi konferencën e titulluar: Republikanët e Rinj – Të Bashkuar për të Drejtat e Dhëna nga Zoti ne bashkepunim me Republikanet e rinj Amerikan si dhe foles nga Kongresmene dhe ish perfaqesues te larte te Administrates dhe Gjermani si dhe Kryetarin Nacional të Republikanëve të Rinj në SHBA z. Rick Loughery.

Në fjalën e tij, ish-Kongresisti dhe ish-Sekretari i Brendshëm Ryan Zinke  potencoi se Shqipëria nën qeverisjen aktuale nuk është transparente për të tërhequr investitorë të huaj. Shqipëria mund të bëhet gjigant ekonomik me prosperitet nëse qeveria e re e djathtë e forcon sundimin e ligjit, krijon mjedise me rregulla të njohura për investitorët perëndimorë, rrit transparencën dhe ndërton një sistem të drejtë të zgjidhjes së mosmarrëveshjeve.

Anetarja e re e Kongresit, Kat Cammack nxiti gratë dhe të rinjtë Republikanë shqiptarë të përfshihen në proceset vendim-marrëse”, duke marrë pjesë në procese zgjedhore dhe duke arritur në pozitë për të ndryshuar ligjet. Ajo paralajmëroi vizitën e saj në Shqipëri dhe pranoi ftesën e z. Mediu që të bëhet pjesë e Grupit Pro-Shqiptar në Kongresin Amerikan, ku bashkë me Kongresistin Anderholt do të angazhohet për ta mbështetur Shqipërinë dhe çështjen shqiptare.

Ish-Kongresisti Bob McEëen foli për rëndësinë e besimit për të ndërtuar shtet demokratik dhe të lirë, i cili respekton të drejtat dhe liritë që Zoti ia ka dhënë njeriut, të cilat asnjë pushtet nuk duhet t’i cënojë. Ai në veçanti theksoi rëndësinë e anëtarësimit të Shqipërisë në NATO, akt me të cilin Shqipëria u partner real me SHBA

Michael Schumann, Kryetar i rrjetit lider biznesor BËA në Gjermani, rikujtoi rolin historik të Shqipërisë e cila gjithmonë ka dhënë për Evropën më shumë se ka marrë, dhe siguroi mbështetjen e BËA për qeverinë në re të Shqipërisë në zbatimin e reformave të duhura për të tërhequr investitorët, duke premtuar se BËA do të udhëheq një nga delegacionet e para të investitorëve që do ta takojnë Qeverinë e re pas zgjedhjeve.

Kongresisti Robert Anderholt, bashkë-kryesues i Grupit Parlamentar për Çështjet Shqiptare në Kongresin Amerikan tregoi se tashmë prej 15 vitesh e njeh Fatmir Mediun si një njeri të përkushtuar për qeverisje të mirë, sundim të ligjit, zgjedhje të lira dhe të drejta, dhe për një demokraci të mirëfilltë ku zëri i qytetarëve është ai që dëgjohet dhe që qeveris. Ai uroi që Shqipëria të ketë zgjedhje vërtetë të lira dhe demokratike, dhe që të respektohet plotësisht e vullneti i qytetarëve.

Kryetari Nacional i të Rinjve Republikanë në SHBA, Rick Loughery, falënderoi të rinjtë e Partisë Republikane për punën e tyre të palodhur për t’i fituar zgjedhjet dhe për ta shpëtuar Shqipërinë. Republikanët e rinj janë motori i ndryshimit, stabilitetit ekonomik dhe rritjes ekonomike. Republikanët e Rinj janë duke ndërtuar bashkërisht një koalicion të fuqishëm për të ndaluar socializmin, dhe bashkë me Republikanët e rinj shqiptarë së shpejti do të organizojnë kongresin botëror të të rinjve të djathtë Amerikanë, Kanadezë dhe Evropianë në Shqipëri.

Kryetari i Republikanëve shqiptarë Fatmir Mediu falënderoi folësit për mbështetjen e tyre të fuqishme për Partinë Republikane dhe për koalicionin demokratik të qeverisë në ardhje të Shqipërisë, duke ri-kujtuar të rinjtë Republikanë se Shqipëria ka shumë për të mësuar nga Republikanët Amerikanë, dhe nga vlerat republikane në përgjithësi.

Mediu kundërshtoi ashpër fuqinë absolute të Edi Ramës, i cili nuk duhet të lejohet ta mbajë Shqipërinë peng të korrupsionit dhe krimit të organizuar. Mediu përsëriti se Shqipëria nuk është Rusi, nuk është Kinë, as Bangladesh. Shqipëria është vendi krenar që ka ëndërruar anëtarësimin në aleancën më të madhe politike dhe ushtarake të vendeve demokratike në botë, për të cilin Mediu ka punuar me krenari gjatë drejtimit të Kryeministrit Berisha.

Ai dënoi ashpër dështimin e Edi Ramës për të mbështetur qytetarët dhe ekonominë e rrezikuar nga pandemia Covid-19, duke u bazuar edhe në të dhënat e FMN-së të cilat renditin Shqipërinë të fundit për nga mbështetja ekonomike që i dha popullit dhe bizneseve gjatë pandemisë. Kjo Qeveri në largim nuk është Qeveri për popullin, por një virus tjetër i fuqisë absolute dhe i korrupsionit i drejtuar nga Edi Rama.

Duke numëruar faktet, Mediu tha se me mbi 498,000 njerëz të larguar nga vendi, me 74% të rinisë që duan të largohen dhe me 92% të rinisë që ka studiuar jashtë duke mos dashur të kthehen, Shqipëria po vuan. Ai tha se ekonomia po vuan për shkak të korrupsionit të Qeverisë dhe trafikimit të drogës, gjersa taksat janë më të lartat në rajon, investimet janë 10 herë më të ulëta në krahasim me vendet fqinje, 3 nga 5 njerëz janë të papunë, bizneset po zvogëlohen gjersa shtypen nga korrupsioni qeveritar si mënyra e vetme e mbijetesës.

Por, çfarë duhet bërë?

Mediu tha se fillimisht duhet të rifitojmë besimin nga populli: T’i bindim ata se jemi të aftë të krijojmë një shtet që vjen nga populli, punon për popullin dhe i shërben popullit.

Se dyti, të punojmë dhe luftojmë bashkë për zgjedhje të lira dhe të drejta, pavarësisht se cilës parti i përkasim. Ai tha se beson tek shqiptarët dhe vota e tyre sepse ata e dinë se kë duhet ta votojnë për ta deleguar autoritetin e tyre në Parlament.

Së treti, gjersa Z. Rama përpiqet të fitojë nëpermjet genjeshtrave dhe mashtrimeve me premtime boshe ashtu siç socialistët gjithmonë sillen, ne duhet t’u kundërvihemi gënjeshtrave me të vërteta dhe fakte.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat