“Vij nga PS për të mbështetur Bashën”, gratë e Tiranës në krah të kreut të PD: Duam të ardhme më të mirë për fëmijët

Shqipëria

“Vij nga PS për të mbështetur Bashën”, gratë e Tiranës në krah të kreut të PD: Duam të ardhme më të mirë për fëmijët

Më: 20 prill 2021 Në ora: 13:00
Foto ilustrim

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka zhvilluar sot një takim me gratë në Tiranë, me të cilat ka diskutuar mbi problematikat e jetës së tyre të përditshme.

Mes të tjerash, gratë dhe nënat e Tiranës i kanë thënë Bashës se do ta mbështesin më 25 prill, pasi duan një të ardhme më të mirë për fëmijët e tyre, por edhe për Shqipërinë Evropiane.

Pjesë nga diskutimet:

Ina Buzi: Përshëndetje! Përshëndetje zonja, nëna, përshëndes dhe mamin tim që po më shikon nga televizori. Unë jam Ina Buzi, jam diplomuar si studente ekselente për drejtësi. Duke parë që në vendin tim nuk gjeja mundësi punësimi, nuk më ofrohej asnjë gjë, kam dashur të largohem, por pse të largohem nga vendi im kur unë jam një kontribut i vlefshëm për vendin tim. Largimi nga vendi nuk është zgjidhje, është shmangie e problemit dhe ne duhet t’i dalim përball problemin, ta zgjidhim problemin. Unë dua të kontribuoj për vendin tim, dua të bëhem një juriste e shkëlqyer si ju zoti Basha. Dhe dua që si unë edhe gjithë moshatarët e mi, të kontribuojnë në vendin tim dhe ne këtë kërkojmë nga Partia Demokratike, që e di që do na realizoj dhe ftoj të gjithë të votojnë numrin 9 për ndryshimin.

Qytetarja: Përshëndetje! Përshëndes të gjitha nënat që ndodhen aktualisht prezentë. Unë jam vet një nën me dy fëmijë. Jam nëna e Orik 4 vjeç dhe Oliver vetëm 10 muaj. Si çdo nënë, besoj edhe unë çdo ditë kam dyshimet e mia. A kam bërë vërtet unë zgjedhjen më të mirë për të ardhmen e fëmijëve të mi? A është vërtet vendi im ai që m’i ofron të gjitha këto mundësi, apo mos ndoshta vallë. Unë kam bërë gabim. Një gabim i cili çdo nënë e gjykon vet. A po bëjmë më të mirën për arsimimin e fëmijëve të mi? Për shëndetin e tyre, për të ardhmen e tyre. Fëmijët e mi, si fëmijët tuaj, janë e ardhmja e këtij vendi. Unë shpresoj shumë tek zoti Basha. Vendi ynë ka nevojë për një rizgjim. Shqipëria nuk mund të jetë vetëm pjesë e Europës fizikisht. Ne duam të jemi në Europë. Ne duam që fëmijët tanë  të kenë të ardhmen që çdo bashkëmoshatarë i tyre ka në Europë. Prandaj, nëna të dashur, motra të dashura kudo që ndodheni, bëni zgjedhjen për fëmijët tuaj. Për të ardhmen e fëmijëve tuaj. Kush më mirë se zoti Basha mund të na e ofrojë një të tillë. Shqipëria ka nevojë për fitore, për një ndryshim rrënjësor, të zgjohemi nga gjumi letargjik ku kemi rënë. Fitore! Fitore! Votoni numrin 9! Faleminderit!

Elmira Qokaj: Unё quhem Elmira Qokaj, njësia 11. vij nga radhët e Partisё Socialiste, rrjedh dhe nga familje e prejardhjes socialiste. Faleminderit! Faleminderit! Jam këtu sot pёr tё mbështetur zoti Basha dhe Partinё Demokratike. Pse do tё thoni ju? Sepse unё mbi tё gjitha jam nёnё dhe dua mё tё mirën pёr fëmijët e mi, pёr shёndetёsinё, pёr arsimin e tyre qё tё nesërmen e tyre mos tё ikin jashtë vendit por tё qëndrojnë tё jetojnë këtu nё Shqipëri. Pёr njё tё ardhme mё tё mirё qё besoj se ёshtё mё mirё me Partinё Demokratike me zotin Lulzim Basha, me programin e tij mbështetës pёr gruan shqiptare, pёr familjen shqiptare. Ju ftoj tё gjithëve qё mё datë 25 prill tё votoni Partinё Demokratike pёr tё ardhmen e fëmijëve tanё. Suksese dhe ju uroj fitore. Faleminderit.

Elida Xherai: Përshëndetje zoti Basha! Përshëndetje tё gjithëve! Unё jam Elida Xherai, nёnё e dy vajzave, njëra prej tё cilave ka emigruar nё Amerikë para 4 vjetësh. Ajo sot ka njё vajzë tё vogël 2 vjeçe tё cilën unё e kam parё veç njёherё. Gjithashtu kam vajzën tjetër, e cila nё kёtё periudhë tё vёshtirё pandemie ёshtё munduar tё largohet tre herё nga Shqipёria pёr nё Gjermani, por nuk ka mundur pasi kufijtë janë tё mundur. Ajo mё thotë mama pse mё le këtu. Mami unё këtu s’kam asnjё tё ardhme. Mami ky vend nuk mund tё bёhet. Ne nga ju z. Basha kërkojmë qё tё jepni mё tё mirën pёr rininë tonё qё ajo tё qëndroj këtu dhe jo tё largohet nёpёr vendet e botës. Ndaj i ftoj tё gjitha nënat, motrat, vajzat, gratë, me datë 25, tё votojnë numrin 9. Votoni Partinё Demokratike. Votoni Lulzim Bashёn!

Sebastiana Bytyçi: Përshëndetje tё gjithëve. Përshëndetje z. Kryetar. Quhem Sebastiana Bytyçi jam njё sipërmarrëse e re, drejtoj njё kompani fason prej 120 punonjësish tё cilët them tё drejtën po kalojmë njё periudhë shumë tё vështir. Sektori jonë mbulon dhe punëson njё sektor shumë tё madh grash tё cilët kanё kaluar probleme, vështirësi nga tё gjitha llojet. Të jesh sipërmarrëse grua në Shqipëri nuk është e lehtë, ose të paktën deri tani nuk ka qenë e lehtë dhe ne presim të kemi një ndryshim më datë 25 prill, presim një qeveri e cila do mbështesim gruan sipërmarrëse , kështu që ftoj të gjitha zonjat sipërmarrëse, të gjithë punonjësit tanë të votojnë për ndryshimin e madh, të votojnë për Shqipërinë ndryshe. Faleminderit!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat