Kryemadhi reagon pas deklaratave të Ramës për vëllanë e saj: Do fitoka dhe një shpërblim tjetër prej shpifjeve të tua

Shqipëria

Kryemadhi reagon pas deklaratave të Ramës për vëllanë e saj: Do fitoka dhe një shpërblim tjetër prej shpifjeve të tua

Më: 20 prill 2021 Në ora: 13:04
Monika Kryemadhi

Kryeministri Edi Rama komentoi sot deklaratat e një ditë më parë të presidentit Ilir Meta, i cili së bashku me një sipërmarrës publikoi disa mesazhe të Blendi Gonxhes.

Rama tha se Presidenti nuk bëri publik një video, që tregonte se vëllai i kryetares së LSI, Monika Kryemadhi “ka një vend pëllumbash, ku cdo ditë i binin në duar veze floriri me paga të larta”

“Ajo që Meta nuk tregoi nga ai komunikim ishte videoja që Gonxhja ja kishte dërguar “viktimës”, videoja ku vëllai i Monikës paska pasur një vend pëllumbash ku çdo ditë i binin në duar vezë floriri me paga që edhe vetë kontrollorët do ti kishin tronditur”, tha Rama.

Ndërkohë i menjëhershëm ka qenë edhe reagimi i kryetares së LSI-së, Monika Kryemadhi, e cila në një postim në Facebook ka publikuar ekstraktin e pagës së vëllait të saj, Drini Kryemadhi.

Sipas këtij ekstrati, rroga e vëllait të Kryemadhi është 303.709 lekë ose 2450 euro. Kryetarja e LSI sqaron së vëllai i saj është një nga inxhinierët më të lartë, që ka hartuar edhe Kodin e parë Rrugor. Kryemadhi i drejtohet Ramës, duke i thënë se nuk vlerëson njerëzit e aftë, por oligarkët.

“Drini Kryemadhi ka qenë një ndër inxhinierët, që ka bërë hartimin e Kodit të parë Rrugor për Republikën e Shqipërisë, në vitin 1998. Sot e 20 vjet më vonë, Shqipëria punon me të njëjtin Kod Rrugor të atyre ekspertëve të nderuar. Në punën që ti i permend, ai është punësuar nga kompania Zviceriane, që ti e përzure për t’ja bërë gati një oligarku. Pagat e inxhinierëve janë të larta, pra ai ka marrë 303.709 lekë ose 2450 euro në muaj“, thote Kryemadhi.

Ekstakti i pages qe u publikuar nga Monika Kryemadhi

Postimi i Kryemadhit

“Kjo është paga e vëllait tim. Dhe mbi këtë pagë ke mbajtur edhe taksën mbi pagën, siç ke taksuar çdo profesionist tjetër të shtresës së mesme, që çdo ditë po pakësohen në vend.

Drini Kryemadhi është inxhinier mekanik, i vërtetë, jo si injorantët që ke punësuar në administratë, si fuksa sigurimi.

Drini Kryemadhi ka qenë një ndër inxhinierët, që ka bërë hartimin e Kodit të parë Rrugor për Republikën e Shqipërisë, në vitin 1998. Sot e 20 vjet më vonë, Shqipëria punon me të njëjtin Kod Rrugor të atyre ekspertëve të nderuar.

Në punën që ti i permend, ai është punësuar nga kompania Zviceriane, që ti e përzure për t’ja bërë gati një oligarku. Pagat e inxhinierëve janë të larta, pra ai ka marrë 303.709 lekë ose 2450 euro në muaj.

Por, ti se llogjikon dot vlerësimin e të aftit, sepse profesionistët e Shqipërisë i degdise rrugëve të Gjermanisë dhe të botës, e në vend të inxhinierëve mekanik ti merr inxhinier sufllaqesh.

Më vjen mirë për Drinin. Si inxhinier që është, është shumë racional. Do fitoka dhe një shpërblim tjetër prej shpifjeve të tua dhe të Gonxhes.

Komento pagën 10 milionë lekë në muaj të pensionistit, babit të Alqit, që merr te inceneratori. E di vetë ti.”

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat