Raporti për gazetarinë, Shqipëria me ngritje por mes vendeve problematike

Shqipëria

Raporti për gazetarinë, Shqipëria me ngritje por mes vendeve problematike

Më: 20 prill 2021 Në ora: 14:39
Foto ilustrim

Organizata Gazetarët pa Kufi (RSF) thotë se gazetaria që ajo e quan vaksinën kryesore kundër dezinformimit, është bllokuar plotësisht ose pjesërisht në 73% të 180 vendeve të botës.

Organizata e arrin këtë përfundim në Indeksin Botëror të Lirisë së Shtypit 2021, sipas së cilit ka pasur një përkeqësim dramatik të gjendjes së gazetarisë, thotë VOA.

Shqipëria dhe Kosova radhiten mes vendeve “problematike”. Nga 180 vende, Shqipëria renditet në vendin e 83-të, duke fituar një vend nga viti i kaluar, kur ishte në vendin e 84. Kosova ka pësuar një rënie prej 8 vendesh nga 70 vitin që shkoi, në 78 këtë vit.

“Pandemia e koronavirusit është përdorur si bazë për të bllokuar qasjen e gazetarëve në burimet e informacionit dhe raportimin në terren”, theksohet në raport. Vendet në radhitjen e Gazetarëve pa Kufi, klasifikohen në ambiente “të mira”, “pak a shumë të mira”, “problematike”, “të këqija” ose “shumë të këqija”, për lirinë e shtypit dhe identifikohen përkatësisht me ngjyrë të bardhë, të verdhë, portokalli, të kuqe ose të zezë në hartën Botërore të Lirisë së Shtypit.

Sipas raportit, vetëm në 7 për qind të vendeve të botës, ambjenti për gazetarinë është shumë i mirë. Ky numër nuk ka qenë kaq i ulët që në vitin 2013.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat