Xhaferaj denoncon: Rilindja, afera të pista me rindërtimin, PD do t’i rindërtojë banesat e prishura aty ku ishin

Shqipëria

Xhaferaj denoncon: Rilindja, afera të pista me rindërtimin, PD do t’i rindërtojë banesat e prishura aty ku ishin

Më: 20 prill 2021 Në ora: 15:09
Ferdinand Xhaferraj

“Në Durrës nuk vrau tërmeti, por vrau njeriu”, kështu është shprehur Drejtuesi i PD në Durrës, Ferdinand Xhaferraj në studion e lajmeve në ABC.

Ndër të tjera Xhaferaj ka thënë se qeveria Rama po abuzon me fondet e dhëna nga Bashkimi Evropian për rindërtimin. Ai ka akuzuar se nga 13 shkolla që duheshin rindërtuar, qeveria Rama ka parashikuar rindërtimin e 29 prej tyre, kjo sipas Xhaferaj për shkak se tek ndërtimi i shkollave jepen edhe tenderat.

“Tërmeti duhet adresuar menjëherë. Edhe pandemia. Tërmeti ishte drama që goditi qytetarin por qeveria i goditi më shumë. Rama e ka thënë se e vërteta nga ato qindra milion euro që u dhanë ka qenë zvarritje dhe nëpërkëmbje. I drejtohen institucioneve dhe nuk marrin përgjigje. Ishin 13 shkolla për tu bërë dhe shkuan 29 shkolla. Se tek shkollat janë tenderat. 2.6 miliard pa tvsh tek një shkollë. Ndërkohë në Durrës kanë hapur një shesh e Vaskave fushë ndërtimit. Qytetarët të rrinë të sigurt. Paratë janë shpitë do ndërtohen po aty ku i kanë pasur. 1 miliard e 100 milionë euro të dhëna nga BE.” tha Xhaferaj.

Sipas kandidatit të PD-së në Durrës, qeveria aktuale është kthyer në një makth për qytetarët por më 25 prill do të largohet dhe qytetit do t’i kthehet relaksi.

“Janë kthyer në makth të qytetit. Do bëhen projektet dhe do fillojë rindërtimi i pallateve. Do jetë relaksimi i qytetit nga drama e tërmetit. Nuk vrarë tërmeti por dora e njeriut. Programi i PD me asistencë gjermane është një program që ndihmon të gjithë. Qytetarët të mos e shikojnë më qeverinë si diçka të keqe. Qeveritarët duhet të shërbejnë.

“Qyteti e ka ndarë mendjen. Të çlirohet nga ky makth. Nuk na interesojnë fare patronazhistët. Por ky është një skandal i madh. Ka ndodhur në SHBA kur Nikson dha dorëheqjen për përgjime të kundërshtarëve. Është të godasësh me kallashnikov konventën e të drejtave. Nuk shpëton dot nga kjo. Lidhur me të drejtat e njeriut do ketë përgjegjës.”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat