14 ditë karantinë me Greqinë dhe Maqedoninë V, qytetarët kundër: Na mohon votimin dhe penalizon financiarisht

Shqipëria

14 ditë karantinë me Greqinë dhe Maqedoninë V, qytetarët kundër: Na mohon votimin dhe penalizon financiarisht

Më: 20 prill 2021 Në ora: 18:49
Foto ilustruese

Vendimi për karantinë 14-ditore, nuk është mirëpritur nga kalimtaret që udhëtojnë nga pika e kalimit kufitar të Qafë Thanës. Arsye për të mos votuar e kane cilësuar ata këtë vendim që ndër të tjera i penalizon edhe financiarisht. Ndërsa në Pikën Kufitare të Kakavijës, personat që kanë hyrë në vendin tonë nuk kanë qenë të informuar për vendimin për karantimin 14-ditor.

Në piken e kalimit kufitar të Qafe Thanës që prej mëngjesit të kësaj të marte të gjithë ata qytetarë që do të zgjedhin të kalojnë pikërisht nga kjo pikë e kalimit do të qëndrojnë në karantinë për 14 ditë. Masa e karantinës hyri në fuqi mëngjesin e sotëm dhe do të qëndrojë deri më datën 3 maj, masë kjo që sipas Komitetit të Ekspertëve përkon me shifrat e larta ditore të infektimeve në vendet fqinje.

Një gjë e tillë nuk është pritur aspak mirë nga shtetasit shqiptarë që zgjedhin pikërisht këtë pikë të kalimit kufitar për të hyrë drejt vendit tonë. Sipas tyre ky vendim iu mohon të drejtën e votës.

Ndërsa në pikën kufitare të Kakavijës disa prej personave të cilët kanë kaluar në tokën shqiptare nuk kanë qenë të informuar për vendimin Komitetit të Ekspertëve, për karantimin 14-ditor për ata që hyjnë nga Greqia dhe Maqedonia e Veriut.

Mbi 100 persona kanë kaluar në tokën shqiptare nga Kakavija deri në mesditën e kësaj të marte, 50% e të cilëve janë shtetas të huaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat