Asgjë nuk është e vendosur për 25 prillin, apeli i Krasniqit: Qytetarët me çdo kusht duhet të marrin pjesë në votim

Shqipëria

Asgjë nuk është e vendosur për 25 prillin, apeli i Krasniqit: Qytetarët me çdo kusht duhet të marrin pjesë në votim

Më: 21 prill 2021 Në ora: 08:40
Afrim Krasniqi

Rrotacion apo jo në 25 prill, zgjedhjet duket se do të prodhojnë një mazhorancë të brishtë, kjo referuar të dhënave të fundit të sondazhit të Rtv Ora dhe Antonio Notos.

Për politologun, Afrim Krasniqi, ky nuk është një lajm i mirë në konceptin e reformave dhe mirëqeverisjes së Shqipërisë.

Ndaj apeli i tij përmes studios së “Temporas” ishte që qytetarët shqiptarët të marrin pjesë me çdo kusht në votimin e të dielës.

Krasniqi: Kjo fushatë elektorale ishte fushatë e humbur. Nuk pamë programe, nuk pamë alternativa dhe nuk pamë një përballje të ofertave për të kuptuar se 26 prilli do të jetë ditë më e mirë për shqiptarët por pamë retorikë personale, denigruese. Të gjitha këto shifra janë pakënaqësi të individëve ndaj dikujt dhe nuk janë përkrahje të dikujt ndaj një pale të caktuar. Është votë kundër dhe votë proteste. Kjo e dëmton integritetin e zgjedhjeve dhe produktin sidomos të procesit zgjedhor.

Së dyti, sa më i afërt të jetë rezultati, nga njëra anë duket e mirë sepse të gjithë dalin të kënaqur dhe të fituar, por në konceptin e reformave dhe mirëqeverisjes së Shqipërisë, krijohet një mazhorancë aq e brishtë sa që këta të fortët që ne përmendëm vazhdojnë të jenë më të fortë sepse u rritet pesha elektorale. Ky nuk është lajm i mirë për Shqipërinë.

Së treti duhet të kishte një pakt politik, ne do të luftojmë kush fiton me 25 prill por me 26 prill ne do të përqëndrohemi te negociatat me BE, kushdo të fitojë dhe me çdo kusht bashkë me palën tjetër politike. Kjo mungon si ofertë. Dua ti bëj një apel qytetarëve shqiptarë: Asgjë nuk është e vendosur, nëse duan vërtet të ndryshojnë diçka në Shqipëri qoftë duke votuar atë që është në pushtet, qoftë duke votuar për diçka që mendojnë më e mirë se modeli i këtij, me çdo kusht ata duhet të marrin pjesë në votim.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat