Incident në Fier/ Bëheshin përgatitje për mbylljen e fushatës së PS. LSI vendos banerin në bulevard, kandidatët përplasen me policinë

Shqipëria

Incident në Fier/ Bëheshin përgatitje për mbylljen e fushatës së PS. LSI vendos banerin në bulevard, kandidatët përplasen me policinë

Më: 21 prill 2021 Në ora: 10:59
Incident në Fier

Ndërsa për pak ditë shqiptarët do u drejtohen kutive të votimit, incidentet elektorale vazhdojnë të pasojnë njëra tjetrën.

Në Fier vendosja e një baneri të LSi në bulevardin kryesor të qytetit, ka sjellë përplasjen e kandidatëve të kësaj force politike me policinë.

Heqja e banerave vjen në një kohë kur në bulevard bëhen përgatitje për mbylljen e fushatës elektorale të kryeministrit Edi Rama.

Siç shihet dhe në pamje Kejdi Mehmeti, Arben Cuko dhe disa mbështetës të LSI kanë kërkuar të kontaktojnë më përfaqësues të bashkisë, ndërkohë që nuk janë lejuar nga policia bashkiake të hyjnë në ambientet e bashkisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat