Gjiknuri: Kërkojmë mandat të tretë për të vazhduar investimet

Shqipëria

Gjiknuri: Kërkojmë mandat të tretë për të vazhduar investimet

Më: 21 prill 2021 Në ora: 13:05
Gjiknuri: Kërkojmë mandat të tretë për të vazhduar investimet

Gjiknuri: Kërkojmë mandat të tretë për të vazhduar investimet.

Vlora vazhdon të përcjellë përplasje mes socialistëve dhe presidentit Ilir meta. Deklaratave të kreut të shtetit se po u ushtrohet presion zgjedhësve, Gjiknuri i është përgjigjur me thirrje për pjesëmarrje në votime.

“Vlonjatët janë qytetar që duan qetësin, duan zhvillimin prandaj i them atij presidentit ke kërkuar referendum. Referendum do të gjesh këtu ën Vlorë. Vlora 9 mandate votë masive për Partin Socialiste.”

 Madje ai thekson se kundër Metës duhet të jenë dhe mbështetësit e PD.

“Qasjet që ka pasur Partia Demokratike për Vlorën  dhe në përgjithësi reciklojnë të njëjtat të njëjtat figura nuk kanë asnjë gjë të re. Janë po ata njerëz dhe do të sjellin po ato politika.”

Gjiknuri edhe një herë kërkoi mbështetjen e zgjedhësve me premtimin se në mandatin e tretë investimet do të vazhdojnë në zonat turistike dhe në ato rurale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat