Reagon ambasada e SHBA: Hetim të plotë të ngjarjes, refuzoni dhunën

Shqipëria

Reagon ambasada e SHBA: Hetim të plotë të ngjarjes, refuzoni dhunën

Më: 21 prill 2021 Në ora: 17:38
Ambasada amerikane në Tiranë

Ambasada amerikane në Tiranë reagoi pas incidentit në Elbasan, ku si pasojë humbi jetën një person.

“Kemi ndjekur raportimet për dhunën në Elbasan sot, e cila përfundoi në vdekjen e një personi dhe plagosjen e të tjerëve. Ne u bëjmë thirrje zyrtarëve të zbatimit të ligjit të hetojnë këtë incident sa më shpejt dhe në mënyrë të plotë, të identifikojnë autorët dhe t'i dënojnë me të gjithë forcën e ligjit.

Ata që përfshihen në dhunë të tillë duhet të ndëshkohen. Ambasadorja Kim i ka kërkuar Presidentit Meta, Kryeministrit Rama dhe Kryetarit të Partisë Demokratike Basha të ushtrojnë përmbajtje - dhe të udhëheqin në të njëjtën mënyrë - ndërsa çështja është duke u hetuar.

Veprimet tona duhet të bazohen në fakte, jo në frikë apo thashetheme.

Kur vetëm disa ditë na ndajnë nga zgjedhjet e 25 prillit, ne përsërisim deklaratën tonë të 26 marsit duke bërë thirrje që udhëheqësit - ata që janë në pushtet dhe ata që kërkojnë pushtet - të refuzojnë qartazi dhunën.

Ambasada Amerikane do të vazhdojë të monitorojë situatën nga afër,” thuhet në reagim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat